Bozdo: Basha s’ka pasur ide për inceneratorë, por për landfill të ri dhe rikthim në standarde të atij ekzistues! Në dosjen e SPAK është i përfshirë Gjiknuri, Agaçi dhe Veliaj

Bozdo: Basha s’ka pasur ide për inceneratorë, por për landfill të ri dhe rikthim në standarde të atij ekzistues! Në dosjen e SPAK është i përfshirë Gjiknuri, Agaçi dhe Veliaj

Enno Bozdo, anëtar Kryesie në Partinë Demokratike deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN TV se gjatë kohës që Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha nuk ka pasur asnjë projekt për inceneratorë, por ka pasur një plan, një bashkëpunim me Bankën Botërore për të nisur një PPP në mënyrë që landfilli i Sharrës që ishte në limite të kapacitetit të saj të kthehej brenda standardeve dhe të ndërtohej një i ri. I pyetur për paralajmërimin që Gazment Bardhi bëri sot në Kuvend për arrestimin e dy ministrave, Bozdo tha se Gjiknuri, Agaçi, Veliaj janë të përfshirë në dosjen e SPAK si persona përgjegjës dhe se kjo gjë nuk ka nevojë për hamendësime. Sipas Bozdos SPAK nuk po heton me integritetin e duhur. "Sa më shumë kalon koha aq më shumë opinioni publik është i bindur që nuk kemi të bëjmë me veprime të individëve të veçantë që një ditë të caktuar koordinuan veprimin e tyre për të mbërritur në 17 VKM-të e famshme të firmosura brenda një dite. Afera do i kushtojë 430 milionë euro. Është e qartë që veprimet të tilla që prekin të gjithë qeverinë në rrafshin horizontal nuk bëhen pa bekimin e kryeministri dhe pa u rakorduar ministrat dhe zyrtarë të pushtetit vendor. Kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal që është qeveria. Rama, Agaçi, Veliaj dhe të tjerë kanë hartuar një plan koncept si mund të mblidhen lekët nëpërmjet mafias së mbetjeve. 2 inceneratorë nuk ekzistojnë, i treti nuk punon, janë disbursuar 103 milionë euro. Pagesat vazhdojnë, si në rastin e inceneratorëve të Tiranës. SPAK nuk po heton integritetin e duhur dhe mënyrën e duhur. Deri para pak kohësh kishim një shkresë të Veliajt që fliste në emër të Këshillit Bashkiak dhe merrte kompetenca. Mjafton kjo shkresë dhe duhet të nisej një hetim për Veliajn për shpërdorim detyre, shumë zyrtarë e kanë pësuar me më pak. Nga dosja kemi parë dhe rolin e Veliajt si iniciator i kësaj çështje. Ka korrespondencë të Erion Veliaj drejtuar Shkëlqim Canit dhe Arben Ahmetajt dhe ku i kërkon këtë lloj skeme me gjithë refuzimin e këtyre të fundit. Ndërsa flasim, inceneratorët nuk ka, paguajmë 29 euro për ton. Është rritur taksa për qytetarët e Tiranë. 29 euro për ton është e tepërt, djegia nuk konsumohet. Po paguajmë më tepër, dhe një hetim më i thellësishëm duhet të fillohet me kushtet teknologjike të inceneratorëve nëse do ishin thelluar. Kemi çështjen që e prekim, paguajmë për diçka që nuk e marrim, kemi iniciimin e aferës nga Veliaj, shkeljen ligjore dhe më pas hetimin që ka të bëjë me business plan-in. Nuk kemi indicie serioze që SPAK PO e heton me seriozitet këtë çështje. Më strategjinë e bashkisë së drejtuar nga Basha nuk ka pasur ide për inceneratorët. Në 2012 që ishte viti i parë i Bashës në Bashki alarmi i mbetjeve ishte i lartë. Përllogaritjet që kapaciteti i landfillit do mjaftonte edhe për disa vite. Në fund të vitit administrata kontaktoi me Bankën Botërore për të kërkuar ekspertizë për t’u dhënë një zgjidhje të qëndrueshme problemit të mbetjeve. Problemi i mbetjeve ishte, kapaciteti i landfillit që po konsumohej me shpejtësi. Vend depozitimi nuk ishte në standardin mjedisor dhe mungonte impianti i filtrimit të ujërave. Këto ujëra kishin arritur të kontaminonin dhe Erzenin. Unë kam punuar me IFC për të nisur një procedurë PPP dhe kompania do kishte për detyre të kthente brenda standardit landfillin ekzistues dhe do ndërtonte një landfill të ri duke pa përshirë dhe një riciklim të mbetjeve. Të gjitha sipas strategjisë së miratuar nga qeveria dhe standardeve të BE. Asnjëherë nuk kemi diskutuar dhe nuk kemi hedhur si ide mundësinë e ndërtimin të një inceneratori. Nuk ka nevojë të ketë hamendësime, në dosjen e SPAK përfshihet Gjiknuri si person interesi që ka dhënë ‘ok’ për të gjithë procedurën, është Veliaj si person përgjegjës për inceneratorin e Tiranës, që ka shtyrë përpara konceptin dhe idenë. Është Ëngjëll Agaçi personalisht përgjegjës për të gjitha procedurat. Nuk ka ndodhur asnjëherë që të rakordohen për të kaluar në të njëjtën ditë 17 VKM që 1 apo 2 më parë kishin marrë ‘ok’ nga ministritë e linjës, kjo gjë nuk bëhet pa vendosmërinë dhe dakordësinë e Ramës dhe sekretarit që është përgjegjës për pjesën proceduriale".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy