Atentati në Memaliaj/ Zjarrfikësit pastrojnë gjakun në vendngjarje, banorët: Jemi të tronditur

Atentati në Memaliaj/ Zjarrfikësit pastrojnë gjakun në vendngjarje, banorët: Jemi të tronditur

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje, ku 3 persona mbetën të vrarë dhe një tjetër i plagosur, në lokalin ku ndodhi atentati zjarrfikësit kanë pastruar mëngjesin e sotëm gjakun që ka ngel pas.

Shënjestër e atentatit ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili nuk i mbijetoi dot plumbave.

Drupal Ad

 

 

 

Ndërsa MCN TV ka siguruar edhe disa prononcime nga banorët e zonës së Memaliajit, të cilët shprehen se ishin traumatizuar kur dëgjuan për ngjarjen e rëndë.

Sa i përket të shtënave, askush prej tyre duket se nuk ka dëgjuar gjë teksa ndihen të tronditur për ngjarjen dhe të frikësuar.

Ata thonë se e njihnin Shyqyri Kalemin si një njeri të respektuar të zonës, por nuk kanë dijeni për konfliktet.

"Nuk na erdhi mirë kur e dëgjuam. Dolëm, por nuk shkuam më tutje, nuk dinim gjë. Zhurmë nuk dëgjova. Shyqon (Shyqyri Kalemin), e njihja në lokal, në punë, hallexhi. Hallexhi si gjithë të tjerët. Jemi të tronditur”, u shpreh një banor i zonës.

Nga atentati kanë mbetur të vrarë shtetasit Shyqyri Kalemi, Marsel Cela si edhe Gledian Muka. Plagë nga plumbat ka marrë edhe Artur Kalemi, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Objektiv i atentatit dyshohet të këtë qenë Shyqyri Kalemi, babai i Zamir dhe Andrea Kalemit, të dy me precedentë penalë dhe që i kanë shpëtuar disa atentateve, brenda e jashtë vendit. Në qytezën e Memaliajt sot ka pllakosur heshtja totale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy