Nepravishta: Diskriminim! Punët që kërkojnë më shumë autoritet, është munduar t’iu hiqen vajzave

Nepravishta: Diskriminim! Punët që kërkojnë më shumë autoritet, është munduar t’iu hiqen vajzave

Aktivistja Rea Nepravishta deklaron se grave iu është dashur qysh kur jetonin në shpella të kujdeseshin për fëmijët dhe kanë marrë mbi vete disa tipare që duken si të natyrshme, por që siç tha ajo, i kanë mësuar ndër shekuj, ndërsa për mashkullin tha se duhet të vriste kafshë dhe t’i sillte që ti hajë familja.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ajo tha se nëse që në gjenezë, burrit do i ishte dhënë roli përkudjesës dhe gruas, ai i daljes në sferën publike, sot do kishte një tablo krejt të ndryshme.

Është e vërtetë që gruaja mban në trup fëmijën, kjo nuk mund të anashkalohet. Kur njerëzit jetonin nëpër shpella, burri shkonte luftonte për 2-3 ditë për të vrarë një bizont, e sillte në shtëpi dhe ai tregonte se kishte luftuar me bizontin dhe i mahniste të gjithë, krijonte një narrativë heroike. Gruaja bënte një punë po aq të rëndësishme, në shtëpi, në arë, por duke qenë narrativë rutinore, zëri i saj nuk ishte në natyrën e tregimit. Kjo është arsyeja pse ka më pak gra në jetën publike, se kanë bërë gjëra të ndara. Bota është shumë patriakale, fatkeqësisht nuk kanë akoma as filtra, mënyra se si shprehet feminizmi, është e hapur. Në shumë gjëra nga më të voglat tek më të mëdhatë, ka një lloj diskriminimi të gruas, që duket si e padëmshme në momentin e parë, por në momentin që brezat edukohet se gruaja vlen më pak, çon në fenomene si dhuna ndaj gruas, apo fakti që burri pretendon se trupi i gruas i përket atij. Edukimi është në bazën e fenomeneve kaq të rënda”.

Ajo cilësoi si diskriminues edhe emrat e vajzave dhe grave, Shkurtime, Mbarime dhe Sose, duke thënë se iu vendosën si për të thënë “boll tani, se duam djalë”.

Punët që kërkojnë më shumë autoritet është munduar t’iu hiqen vajzave, kjo është diskriminuese! Ne duhet të imponohemi, që po edhe ne vlejmë. Kjo kërkon një përpjekje shumë më të madhe në shoqëri.

Lidhur me vajzat dhe gratë myslimane të mbuluara, Nepravishta tha se nuk do të donte që të shihte një grua të mbuluar që të fshihej.

Nuk do të doja që të shihja një grua të fshihej, aq më tepër nëse vjen si imponim i ambientit të jashtëm. Nëse një grua më thotë dua ta vendosë vetë, atëherë unë ndalem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy