Memisha: Brenda vitit 2023 do të jetë gati fjalori i plotë i gjuhës shqipe, do i përmbahet standardit

Memisha: Brenda vitit 2023 do të jetë gati fjalori i plotë i gjuhës shqipe, do i përmbahet standardit

Profesori i gjuhësisë, Valter Memisha i cili po punon për hartimin e një fjalori të plotë të gjuhës shqipe, paralajmëron se brenda një viti do të jetë gati.

Për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai tha se në dy vitet e fundit u diskutua për hartimin e fjalorit me 100 mijë njësi, ku u bë propozimi në bashkëpunim me profesor Jani Thomain dhe në tetor të vitit 2020, vepra mori miratimin nga Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe nisi në fillim të vitit që kaloi.

Vepra është menduar të përfundojë në vitin 2023, për arsye se do ketë dy hapësira përdorimi në sistemin online por do ketë dhe formën e botuar dhe printuar si fjalor fizik.

Fjalori ka shumë përparësi nga veprat e dala deri tani, në radhë të parë dyfishon numrin e fjalëve. Ne kemi një kartotekë fizike me skeda që ka 5.8 milionë njësi. Ajo është e gjitha produkt i brezave të tërë aty ka fjalë të mbledhura nga profesor Aleksandër Xhuvani, që në fillim të shekullit 20-të, të mbledhur me skeda në terren.

Memisha bëri të ditur se që nga viti 2014 kur është bërë një konferencë mbarëkombëtare për leksikografinë shqipe, deri sot ne kemi të botuar fjalor që na ka sjellë pasurim nga dialektet me 150 mijë njësi.

Fjalori ka karakteri informues, nëse ka 400-500 mijë fjalë, nuk do i fusim të gjitha, ne do i përzgjedhim për shkak se fjalori i përket shqipes standarde. Ka terma ndërkombëtarë që do të ruhen siç janë, por dhe terma të shqipes. Fjalori nuk duhet të kthehet në fjalor termash. Huazimet, ushtrojnë trysni në të folur dhe të shkruar, ne do marrim atë fjalë që ka funksion. Edhe ndaj huazimeve duhet të jemi të hapur.

Por do të marrim atë që është e nevojshme. Kemi leksikun fetar, janë grupe pune që përzgjedhin. Ne kemi letërsinë artistike. Kemi bërë vjelje për autorë si Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Ali Podrimja, Murat Isaku etj. Këto vepra kthehen në fjalë dhe ato fjalë që kanë interes përzgjidhen, prandaj janë ngritur 11 grupe pune që kanë nga një redaktor përzgjedhës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy