Mediat polake në grevë, qeveria u vendos taksë mbi reklamat

Mediat polake në grevë, qeveria u vendos taksë mbi reklamat

Mediat polake janë në grevë sot, për të protestuar kundër një ligji të ri të diskutueshëm mbi reklamat, i konsideruar si sulm ndaj lirisë së mendimit.

Në kontekstin e pandemisë, qeveria e Mateusz Morawiecki ka vendorus të aplikojë një taksë prej 5% mbi reklamat, duke hyrë në përmbajtje dhe duke i detyruar kompanitë (përfshirë ato të huaja) të zgjerojnë botimin e materialit me përmbajtje kombëtare polake.

 "Pushteti i ka shpallur luftë mendimit të lirë", shkruan e përditshmja “Wyborcza” në faqen e parë, duke botuar - si dhe gazeta dhe radio të tjera - një letër të hapur drejtuar qeverisë dhe udhëheqësve të partive politike. Në tekst, taksa referohet si "rebelim", dhe media kundërshton çdo kufizim të ri të fjalës së lirë. Projekt-ligji, i cili mund të hyjë në fuqi nga korriku i ardhshëm, parashikon që fondet e mbledhura do të përdoren për të mbështetur institucionet e prekura nga Covid.

 "Ne duhet t'u përgjigjemi sfidave të reja të botës dixhitale", tha kryeministri Morawiecki dje gjatë konferencës për shtyp, duke i shigjetuar "Apple, Amazon Facebook dhe Google" si fajtore. Ai është shprehur se zgjidhjet e propozuara nga ekzekutivi i tij ndjekin shembullin e Francës, Spanjës dhe Italisë, në mungesë të vendimeve të unifikuara të BE-së.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy