Analisti politik Përparim Çaça i ftuar në emsionin ‘Stay Tuned’ në MCN TV ka komentuar edhe kryeministrin e vendit Edi Rama për të cilin u shpreh se aktualisht ai është më shumë se i plotfuqishëm. Ai tha se Rama mendon se mund ka kapar ylberin dhe se mund të bëjë gjëra të jashtëzakonshme. “Rama sot që ne flasim është jo i plotfuqishëm, por më shumë se i plotfuqishëm, po të shohësh është dhe në delir, mendon se mund të bëja gjëra të jashtëzakonshme, duket sikur ka kapur ylberin dhe kërkon të kalojë përtej hapësirës, kufirit shtetëror që kemi, merret me veriun e Kosovës, open balkan, mundohet të shkojë në Ukrainë, mundohet të tregojë se është një lider i padiskutueshëm për Ballkanin të paktën që mund të dirigjojë gjithçka”.



