Shkruajtën se ka mbështetur një hartë të re kufijsh Kosovë-Serbi, Rama: Turp

Shkruajtën se ka mbështetur një hartë të re kufijsh Kosovë-Serbi, Rama: Turp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar rreth një artikulli të botuar nga gazeta austriake “Der Standard”, lidhur me dokumentin jo-zyrtar të ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Në artikull shkruhej ndër të tjera se, “Kryeministri shqiptar Edi Rama u tha mediave shqiptare se ai kishte parë  hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vetë Rama, së bashku me Vuçiç dhe lobistë, miratuan ndryshimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë”.

Lidhur me këtë, Rama me tone tw ashpra shkruan se kurrë nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me dokumentin “non paper”, i cili ka si projekt autonominë e Kosovës së Veriut.

Ndërsa shton se as ka komentuar projektin e homologut slloven, Janez Jansa për shpërbërjen e Bosnje Herzegovinës, dhe ndarjen e territorit me vendet e tjera, edhe pse disa kohë më parë e pranoi se e kishte parë hartën.

Çfarë zhgënjimi për të parë një gazetë kaq me reputacion të mirë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “non paper dhe hartë” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë rishikim kufiri përgjatë vijave etnike midis Serbisë dhe Kosovës. E turpshme”, shkruan Rama.

Gazeta "Koha Ditore" e publikoi këtë dokument, i cili u tha se është përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si një inciativë e tyre për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje përfundimtare. 

Në këtë dokument thuhet se Kosova e Serbia duhet të pajtohen që të themelohet një i ashtuquajtur “distrikt autonom i Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse. Ai do të përfshinte komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Po ashtu thuhet se Kisha Ortodokse Serbe do të këtë “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia, pas ratifikimit të Marrëveshjes ligjërisht obliguese, obligohet se “nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy