Mbledhja e parë e qeverisë së re/ Rama: Kush shkel Kodin Etik duhet të japë dorëheqjen

Mbledhja e parë e qeverisë së re/ Rama: Kush shkel Kodin Etik duhet të japë dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama fill pas betimit të tij dhe kabinetit qeveritar te presidenti Ilir Meta po mban mbledhjen e parë të qeverisë.

I pari i qeverisë ka mbajtur fjalën hyrëse në mbledhje, duke ju bërë të ditur kodin e etikës anëtarëve të tjerë të kabinetit dhe u kërkoi respektimin e Kodit Etik të Këshillit të Ministrave nga çdo anëtar i kabinetit.

Rama tha se cdo anëtar i Kabinetit qeverises duhet të betohet mbi Kodin Etik që është miratuar që në vitin 2013.

Po ashtu deklaroi se, ministrat nuk duhet të zhvillojnë darka në restorante kur janë në orar të punës, përveç momentit kur janë në festa familjare, pastaj asnjë anëtar i qeverisë nuk duhet të udhëtojë në Business Class”, sipas kodit të etikës që Rama lexoi.

Ndërsa për dhuratat protokollare që anëtarët e kabinetit marrin, “do të inventarizohen”.

“Në rast përsëritje të thyerjes së Kodit Etik nga ana juaj, personi nuk do të ulet më në këtë tryezë. Pa asnjë ekuivokë kjo kornizë vlen edhe për mua dhe vlen ta them se nuk e kam pasur problem ta respektoj në 8 vjet dhe as nuk kam problem dhe ta respektoj në 4 vitet e ardhshme.

Një tjetër çështje që aneksi i kodit duhet të sanksionojë dhe detajojë janë dhuratata e lidhura me funksionin. Sot kryeministria ka një muze ku janë dhuratata dhe një magazinë ku ruhen dhuratat, që nga medalionet, ose objete të ndryshme artistive, pavarësisht vlerës së tyre të ulët apo të lartë, deri te dhurata me vlerën më të lartë. Deri në vitin 2013 nuk u la në këtë godinë asnjë dhuratë protokollare. A që thua këtu se deri në 2013 këtu ka qenë ndonjë fuqi pushtuese që nuk ka lënë asgjë pasi ka ikur”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri theksoi se Kodi Etik që pritet të miratohet në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave do të jetë i vlefshëm jo vetëm për ministrat por edhe për drejtuesit e institucioneve lokale dhe qëndrore.

Kryeministri kërkoi gjithashtu që Ministrat të mos mungojnë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare apo edhe në seancat e Kuvendit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e parë të qeverisë se platforma “Bashkëqeverisja”, do të jetë edhe vendimi i parë i këtij kabineti që do të dërgohet në Kuvend për të marrë formën e ligjin që parashikon sanksione dhe çdo gjë tjetër për çdo punonjës të shtetit duke nisur që nga ministrat që nuk i rri në kohë hallit  të qytetarit si të ishte babai apo nëna e tij.

“Do ketë një rubrikë të re për çdo denoncim. Kush nuk do të thotë të vërtetën do marrë përgjegjësinë morale dhe ligjore në lidhje me akuzën, pretendimin dhe denoncimin. Unë jap një porosi që nuk ndryshon. Vendin nuk ta mbaj unë duhet ta mbash vetë. Kjo vlen për dyshemenë ku shkel. Kush shkel në dërrasë të kalbur punën e ka me organet ligjzbatuese dhe jo me mua as me qeverinë. As mua as partisë socialiste nuk do na kenë mbrapa kush do hedhë një hap larg kësaj dyshemeje. Kush abuzon me fonde publike.

Nga llafet dhe akuzat nuk do shpëtojnë kurrë edhe sikur të flini vetëm gjumë., Mund dhe puna janë ato që vlejnë. Të tjerat i merr të gjitha era e harresës. Mos u shpërqendroni nga sulmet e padrejta dhe thashethemet. Nuk më intereson asnjë reformë, asnjë investim, asnjë rrugë dhe nuk do pranoj asnjë justifikim para cilësisë së marrëdhënieve të kësaj qeverie me çdo njeri që troket në derën tonë për të zgjidhur një hall. Kjo derë është platforma e bashkëqeverisjes.

Vendimi i parë i kësaj qeverie është që kjo platformë të kthehet në ligj. Do çohet në kuvend. Një gjë është me rëndësi të thuhet. Marrëdhëniet me publikun nuk mund të jetë opsionale. Duhet të lini çdo gjë kur një qytetar ndodhet pa adresë për shkak të zinxhirit të varësisë suaj që nuk e përfill. Duhet të silleni sikur qytetari të ishte babai juaj, nëna juaj. Për ata duhet të tundni gjithçka. Nuk ka shkop magjik për funksionimin e të gjithë institucioneve sepse kjo do kërkojë kohën e vet.

Nga gropa e zezë e institucioneve me tym qoftesh nuk kemi bërë pak por nuk mund të bënim gjithçka. Sepse bota ka ndërtuar me shekuj dhe nuk i ka shembujt e shkatërruar. Ne këtu dhe ju këtu mund të rrini me shkop në kokë shefave, përgjegjësve. Do lutesha ta lexoni vetë ligin e ri të bashkëqeverisjes. Ta konsideroni libër të shërbimeve ndaj publikut”, tha Rama. 

PROJEKTVENDIMET
Ju njoftojmë se ditën e shtunë, datë 18.9.2021, ora 10:30, zhvillohet mbledhja e Këshillit të Ministrave, me këtë

REND DITE

PROJEKTLIGJE:
1. Për bashkëqeverisjen.
KRYEMINISTRI

2. Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.
KRYEMINISTRI

3. Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020.
MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME

4. Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
MINISTRI I BRENDSHËM

5. Për ratifikimin e konventës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat.
MINISTRI I FINANCAVE DHE EKONOMISË

PROJEKTVENDIME:

6. Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore për Media dhe Informim.
KRYEMINISTRI

7. Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.830, datë 15.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Kodit Etik Ministror”.
KRYEMINISTRI

8. Për disa shtesa në vendimin nr.187, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar”.
KRYEMINISTRI

9. Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e zbatimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos – Kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit dhe caktimin e Bashkisë Durrës si njësi zbatuese.
ZËVENDËSKRYEMINISTRI DHE MINISTËR I SHTETIT PËR RINDËRTIMIN DHE PROGRAMIN E REFORMAVE

10. Për miratimin, në parim, marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).
MINISTRI I BRENDSHËM

11.Për miratimin, në parim, të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.
MINISTRI I BRENDSHËM

12. Për miratimin, në parim, të ndryshimit nr.14 të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme, të ratifikuar me ligjin nr. 174/2013.
MINISTRI I FINANCAVE DHE EKONOMISË

13. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri”.
MINISTRI I FINANCAVE DHE EKONOMISË MINISTRI I INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

14. Për punësimin në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes së sportistëve, që përfaqësuan denjësisht kombin shqiptar me rezultatet e tyre në Lojërat Olimpike 2020.
MINISTRI I ARSIMIT DHE SPORTIT
MINISTRI I MBROJTJES

15. Për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Elidiana Kasa.
MINISTRI I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

16.Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatë Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, e cila vepron përmes Ambasadës Zvicerane në Shqipëri mbi projektin “Shkollat për shëndetësi”, faza e parë, mars 2021 – shkurt 2025, një projekt dypalësh bashkëpunimi dhe zhvillimi”.
MINISTRI I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE
MINISTRI I ARSIMIT DHE SPORTIT

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy