Papa Françesku: Bombardimi i civilëve në Ukrainë, krim kundër Zotit dhe njerëzimit

Papa Françesku: Bombardimi i civilëve në Ukrainë, krim kundër Zotit dhe njerëzimit

Papa Françesku deklaroi sot se luftërat si ajo në Ukrainë, ku zonat civile i nënshtrohen asaj që ai e quajti shkatërrim pa dallim janë “një krim kundër Zotit dhe njerëzimit”.

Papa i bëri komentet gjatë fjalimit të tij vjetor para diplomatëve të akredituar në Vatikan, në një pasqyrë të situatës në mbarë botën.

Papa Françesku foli për luftën në Ukrainë për vdekjen dhe shkatërrimin e saj, me sulme në infrastrukturën civile që shkaktuan humbje jetësh jo vetëm nga të shtënat me armë zjarri dhe aktet e dhunës, por edhe nga uria dhe temperaturat nën zero.

Më pas ai citoi menjëherë një pasazh nga Kushtetuta e Vatikanit që thotë se “çdo akt lufte që synon shkatërrimin pa kriter të qyteteve të tëra ose territoreve të gjera me banorët e tyre është një krim kundër Zotit dhe njerëzimit që kërkon një dënim të ashpër dhe të padiskutueshëm”.

Duke iu referuar krizës së raketave kubane të vitit 1962, ai tha: “Fatkeqësisht, edhe sot, kërcënimi bërthamor është rritur dhe bota po ndjen sërish frikë dhe ankth”.

Ai përsëriti thirrjen e tij për një ndalim total të armëve bërthamore, duke thënë se edhe mbajtja e tyre për qëllime parandaluese ishte “imorale”.

Papa Françesku dënoi Iranin për vendosjen e dënimit me vdekje ndaj protestuesve që bënin thirrje për respekt më të madh për gratë.

Vërejtjet e tij janë më të fortat që kur shpërthyen protestat në të gjithë Iranin pas vdekjes shtatorin e kaluar të 22-vjeçares kurde iraniane Mahsha Amini ndërsa ishte në paraburgim nga policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy