Zgjedhjet e 11 majit/ Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian largohet nga koalicioni me Berishën

Zgjedhjet e 11 majit/ Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian largohet nga koalicioni me Berishën

Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovski ka njoftuar sot largimin nga koalicioni me Partinë Demokratike të Sali Berishës.

Sterjovski në vendimin e firmosur drejtuar KQZ-së, nuk pasqyron arsyet e largimit, veçse kërkon çregjistrimin nga koalicioni i përbashkët.

Tiranë, më 11.03.2025. Drejtuar: Z. Ilirjan CELIBASHI

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. TIRANË

Lënda: Kërkesë për çregjistrimin e AMIE-së nga koalicioni zgjedhor "Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore"

I nderuar z. Celibashi,

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor "Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore", për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.

Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.

Me respekt,

Kryetari i partisë

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy