
Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico ka dhënë një prononcim për mediat në lidhje me zjarrin që ra në Urgjencën e QSUT-së. Ajo bën me dije se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në një dhomë teknike që po monitorohet. Fico thekson se të gjitha rastet e Urgjencës deri në rifillimin e punës në QSUT do të trajtohen nga Trauma dhe Shefqet Ndroqi.
Kjo ndërtesë ka elementë të lartë të sigurisë kjo bën që pacientët të jenë të sigurt. Ka qenë një defekt në një dhomë teknike e cila po vlerësohet dhe po monitorohet ndërkohë gjithë grupi teknik kanë nën kontroll çdo lloj elementi. Është një dëm i kufizuar vetëm, në një dhomë teknike dhe nuk ka prekur asgjë tjetër.
Shërbimet kanë marrë masat e tyre, ne kemi paciente që për siguri më të lartë i kemi lëvizur brenda QSUT. Nuk ka ndryshim të parametrave të tyre. Janë në vijim të trajtimit të tyre. QSUT ka planin e vet të emergjencës, mbase nuk donim ta testonim sot, por ja qe u desh ta testonim.
Gjëja më kryesore menjëherë pas adresimit të momentit të parë, ka qenë edhe riorganizmi. Menjëherë u bë një mbledhje blic ku u piketuan gjithë hapat e tjerë. Kemi vijuar të ndajmë shërbime urgjence me Traumën dhe Shefqet Ndroqin, do të devijohen urgjencat në këto dy spitale”.



