Një algoritëm parashikon se kush mund të vdesë në “Game of Thrones”

Një algoritëm parashikon se kush mund të vdesë në “Game of Thrones”

Vdekja në “Game of Thrones” ka qenë gjithmonë e paparashikueshme. Sapo arrin të pëlqesh një personazh (ose së paku ta respektosh) ai përfundon me kokë të prerë a diçka e tillë, duke të lënë në pikëpyetje: Kush e ka radhën?

Me sezonin e fundit që po vjen një skuadër e Technical University of Munich (TUM) është përpjekur t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, duke përdorur disa të dhëna shkencore...

Parashikimi i tyre kryesor për atë që do të mbijetojë në sezonin 8? Askush tjetër përveç vetë Mother of Dragons, Daenerys Targaryen, me një probabilitet të vogël vdekjeje 0.95%.  Personazhi shpata-shitës, i parapëlqyeri i të gjithëve, Ser Bronn of the Blackwater, ka në probabilitet vdekjeje prej 93.5 për qind.

Për të bërë parashikimet e saj skuadra TUM përdori të dhëna statistikore: sa gjatë jetonin njerëzit, të dhëna biografike që mund të kenë lidhje me kohën e vdekjes së tyre. Në jetën reale, këto të dhëna mund të përfshijnë edhe mënyrën e tyre të jetesës, p.sh.: nëse janë duhanpirës, nëse ushtrohen mjaftueshëm etj., por në botën e “Game of Thrones” ato lidhen me shumë me: cilës shtëpi i përkasin personazhet, a janë të martuar dhe cilët janë aleatët e tyre.

Me ndihmën e fansave që mirëmbajnë Wikis, shkencëtarët e TUM-it gërmuan nëpër jetët e qindra personazheve. Bashkë me të dhënat e përgjithshme, si gjinia dhe vendqëndrimi, ata përfshinë edhe të dhëna të tilla, si: nëse dikush është personazh kryesor a dytësor dhe sa shpesh përmenden nga fansat e tyre.

Këto të dhëna zbulojnë disa të vërteta rreth vdekshmërisë së personazheve dhe botës së “Game of Thrones”, për shembull: Është më e rrezikshme të jesh mashkull sesa femër (burrat kanë probabilitet vdekjeje  22%, krahasuar me 11 % që e kanë gratë). Disa shtëpi janë më jetëgjata se të tjerat, çka tregon për epërsinë e tyre në Westeros. Një Baratheon, për shembull ka probabilitet vdekjeje 5% më shumë sesa personazhe të tjera, kurse fjala vjen një Lannister ka probabilitet mbijetese 45% më shumë.

Sipas këtyre metodave, personazhi  i paracaktuar të mbijetojë është Daenerys Targaryen. Pas saj vjen Tyrion Lannister (2.5% vdekshmëri), Varys (3.2 për qind), Samëell Tarly (3.3 për qind). Nga ana tjetër, Bronn ka mundësi të vdesë i ndjekur nga Gregor Clegane (80.3%), Sansa Stark (73.3 %), Bran Stark (57.8 %).

Guy Yachdav, udhëheqësi i projektit, tha se disa prej parashikimeve ishin krejt befasuese. “Probabiliteti i lartë i vdekshmërisë së Sansa Stark-ut ishte krejt i papritur për ne dhe ne nuk i japim dot shpjegim”... Probabiliteti i ulët  i Cersei Lannister-it ishte gjithashtu i papritur për ne, por mund të shpjegohet me faktin që ajo është anëtare e shtëpisë Lannister, relativisht një shtëpi “e sigurt” në botën e “Game of Thrones” ...”

Skuadra e TUM-it paraqiti një model të ngjashëm në vitin 2016, ku parashikoi se personazhet që mund të vdisnin qenë:  Tommen Baratheon (97%), Stannis Baratheon (96%), Daenerys Targaryen (95%), Davos Seaëorth (91%), Petyr Baelish (91%). Këto parashikime ishin më së shumti të sakta: Tommen u hodh nga dritarja në fund të sezonit 6, Stannis u hoq qafe nga Brienne of Tarth në fund të sezonit 5, Petyr-it i dha hakun Starku në fund të sezonit 7. Sidoqoftë Dany dhe Davos janë gjallë pavarësisht parashikimeve të algoritmit.

Pavarësisht parashikimeve, teksa seriali vazhdon, disa personazhe, si  Daenerys, kanë fituar siguri dhe janë bërë domosdoshëm për rrjedhën e subjektit... /përshtatur sipas THE VERGE/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy