Deputetët e këshillit të legjislacionit janë mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme para nisjes së sesionit të ri parlamentar për të diskutuar mbi kërkesën e gjykatës kushtetuese për ridërgimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka në këtë gjykatë.
Lidhur me këtë gazetari Andon Kello u shpreh se maxhoranca është tërhequr nga rezistenca 20 mujore për të mbrojtur politikisht mandatin e deputetes Xhaçka dhe është rënë dakord që ta dërgojë për shqyrtim dhe vendim në Kushtetuese.
Maxhoranca është tërhequr nga rezistenca 20 mujore për të mbrojtur politikisht mandatin e Xhackës dhe ndryshe nga vendimi i parë gjykatws kushteteuse të cilën maxhoranca me votat e saj e rrëzoi në prill të këtij viti, këtë herë maxhoranca ka qenë e qartë dhe kërkon vetëm dërgimin e projektvendimit të Gjykatës Kushtetuese në Kuvend dhe kanë qenë 3 deputetë socialistë të cilët shprehimisht u zotuan se PS do ta zbatojë këtë herë vendimin e Gjykatës Kushtetuese i vili ka rrëzuar votimin e Kuvendit në prill me 74 vota pro të PS dhe këtë herë është rënë dakord që ta dërgojë për shqyrtim dhe vendim në Kushtetuese mandatin e deputetes Xhaçka.
Më tej ai shtoi se prej më shumë se 20 muajsh merr fund dhe kjo çështje pasi është në limitet e fundit për tu shqyrtuar pasi ky do të jetë dhe sesioni i fundit i legjislaturës i parlamentit të Shqipërisë përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Mandati duhet të shqyrtohet dhe merret një vendim gjashtë muaj para përfundimit dhe pikërisht brenda dy javësh kuvendi pritet ta dërgojë këtë çështje në Kushtetuese. Këshilli i Legjislacionit sot mori vendimin që vendimi të hidhet për shqyrtim në 12 shtator ku deputetët do votojnë pro si nga opozita dhe maxhoranca dhe do dërgohet për shqyrtim në Kushtetuese.



