Kandidat për President/ Komisioni i Ligjeve i jep “ok”, Bajram Begaj kalon për votim në Kuvend

Kandidat për President/ Komisioni i Ligjeve i jep “ok”, Bajram Begaj kalon për votim në Kuvend

Komisioni parlamentar i Ligjeve i mbledhur pasditen e sotme, rreth dy orë para nisjes së seancës parlamentare ku do të mbahet raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit, i ka dhënë “ok” raportit të kandidaturës së Bajram Begaj për President.

Kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka, deklaroi se Begaj është shtetas shqiptar nga lindja dhe nuk ka hequr dorë asnjëherë nga shtetësia shqiptare, del i pastër në kriterin e dekriminalizimit, ka dhënë dorëheqjen nga detyra si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe i përmbush kriteret për kandidat për President.

Anëtari demokrat i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, deklaroi se mungon dekreti i Presidentit për shkarkimin e Begajt si shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Sipas tij, mungon dokumentacioni nëse kandidatura ka një pengesë papajtueshmërie apo pazgjedhshmërie.

Këtu në këtë komision nuk ka dokument që të vërtetojë këtë. Po të shihni për kandidaturën flisni për gjeneralmajor Bajram Begaj. Duhej CV e detajuar për të vlerësuar kandidaturën.

Jo çdo person mbi 40 vjeç bëhet President i Republikës. Asnjë ushtarak nuk mund të marrë detyra mbi administratën shtetërore.

Ky kandidat deri sot, me gradën gjenera dhe shef i shtabit të Forcave të Armatosura, një papajtueshmëri e pastër me Kushtetutën.

Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të ushtrojnë funksione, përfshirë Presidentit. Ne do votojmë kundër, po bëni kapjen finale të të gjitha pushteteve.

Në raundin e katërt, Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që Presidenti, mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.

Në seancën e orës 18.00, grupi demokrat i Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se do të bojkotojë, ndërsa deputetët e grupit të Rithemelimit, me në krye Sali Berishën, janë shprehur se do të marrin pjesë në seancën parlamentare.

Profili i Bajram Begaj

Gjeneral Bajram Begaj do të jetë presidenti i tretë në historinë e pluralizimit politik që vjen nga radhët e ushtrisë. Me një karrierë 30 vjeçare në Forcat e Armatosura, shefi i Shtabit të Përgjithshëm është vlerësuar për kontributin e tij jo vetëm nga politika por dhe nga ndërkombëtarët.

Zgjedhja e tij nga shumica i parapriu një vizite në Pentagon, ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë, mes të cilëve edhe kryetarin e përgjithshëm të SHBA-së, Gjeneral Mark A.Milley, ku në fokus ishte bashkëpunimi mes dy vendeve dhe forcave të armatosura, ku SHBA-të do të akordonin 17 milionë dollarë për të fuqizuar kapacitetet e ushtrisë dhe për të ndihmuar Shqipërinë në këshillimin e forcave të armatosura.

I lindur më 20 mars të vitit 1967, Begaj ka përfunduar doktoraturën në fushën e mjekësisë, për të shërbyer më tej si komandant i komandës së trajnimit dhe doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Më 3 korrik të vitit 2020, presidenti Ilir Meta do ti jepte gradën gjeneralmajor, për ti hapur rrugë pak ditë më vonë emërimit të tij si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, më 27 korrik të të njëjtit vit.

I propozuari i shumicës parlamentare vjen në vëmendje edhe si zgjedhje nga një fushë ku është tronditur nga skandalet. Prokuroria e posaçme antikorrupsion është duke kryer verifikime për disa zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, ndër ta edhe kandidati për president, Bajram Begaj.

Ai është kallëzuar nga ish zëvendëskomandati i forcës detare Artur Meçollari për shpërdorim detyre për tjetërsimin e bazave ushtarake të cilat ndodhen në bregdet. Megjithatë ky fakt duket se nuk e ka penguar mazhorancën socialiste dhe tashmë Bajram Begaj ka hequr dorë nga posti i shefit të përgjithshëm të forcave të armatosura dhe nga gradat gjeneralmajor për tu ulur në karrigen e kreut të shtetit, pas 24 korrikut.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy