Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur paraditen e kësaj të hënë në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’ në lidhje me dosjen “Partizani”.
Po ashtu disa simpatizantë të tij janë mbledhur para ambienteve të SPAK.
Nga SPAK, Berisha tha se kryeministri Rama ka lidhje me Ergys Agasin dhe ripërsëriti akuzat për Irena Gjokën dhe Altin Dumanin.
Tani, aty gjeta Ergys Agasin bashkë me Irena Dumanin, Irena Maneku Gjoka Dumani, etj. Gysi festonte se asnjë mandat ndërkombëtar nuk është lëshuar për arrestimin e tij. Gysi, gjoja, është në kërkim. Ai në fakt rrugën më të shpeshtë që bën, e bën për në Surrel. Po ta quajmë Surrelin një repblikë tjetër, atëherë mund të themi, por ai është një vizitor i shpeshtë i Surrelit.



