
48-vjeçari nga Përrenjasi dyshohet të jetë vetëflijuar për shkak të borxheve të papaguara nga OSHEE-së. Të afërmit dhe banorë të fshatit Rrajcë thonë së banesa e viktimës nuk kishte energji prej kohësh, ndërsa lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas tyre, banesa e 48-vjeçarit furnizohet me energji dhe nuk i është prerë në asnjë moment.



