Zyrtarë të shëndetësisë në Norvegji reaguan pasi 33 njerëz që bënë vaksinën anti-Covid në vend ndërruan jetë. Sipas tyre, viktimat ishin të gjithë të sëmurë rëndë dhe nuk ka asnjë provë të ketë një 'lidhjeje të drejtpërdrejtë mes vaksinës dhe vdekjeve të tyre.
Agjencia Mjekësore e Norvegjisë u përpoq të siguronte njerëzit të hënën pasi raportet në fundjavë treguan se disa të moshuarve kishin ndërruan jetë pasi bënë vaksinën e Pfizer.
"Të gjithë këta pacientë kanë pasur sëmundje serioze. Është e qartë se Covid është shumë më i rrezikshëm për shumicën e pacientëve sesa vaksinimi. Nuk jemi të alarmuar", tha drejtori mjekësor i agjencisë, Steinar Madsen, për Bloomberg duke shtuar se ishin të gjithë 75 vjeç ose më shumë.
Madsen pranoi që efektet anësore të lehta të vaksinës teorikisht mund t'i fusin pacientët në një situatë më serioze të një sëmundjeje që e kishin tashmë.
Zyrtarët e shëndetësisë thanë se tani do të varet nga mjekët, që të vendosin nëse pacientët e moshuar dhe të sëmurë do ta bëjnë apo jo vaksinën.
Por zyrtarët gjithashtu theksuan se mesatarisht 400 njerëz vdesin çdo javë në institucionet e infermierisë dhe kujdesit në Norvegji. Efektet anësore të raportuara të vaksinës Pfizer në Norvegji përfshijnë lodhje, të përziera, marramendje dhe dhimbje të muskujve.
Të premten, Agjencia Norvegjeze e Barnave raportoi se nga fatalitetet, 13 kishin shenja të efekteve të tilla anësore.



