"Korrigjimi i kufijve mundet, por jo shkëmbimi"

"Korrigjimi i kufijve mundet, por jo shkëmbimi"

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë idenë e ndarjes së vendit përgjatë vijave etnike për të zgjidhur një mosmarrëveshje rreth pavarësisë nga Serbia.

Ai në një intervistë sot për Associated Press tha se është i hapur për të diskutuar “një korrigjim” të kufijve gjatë negociatave të vështira paqësore të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

AP përkujton se Qeveria serbe ka thënë se një zgjidhje e mundshme mund të jetë një shkëmbim territoresh në bazë ku përqendrohen pakicat etnike serbe dhe shqiptare rajoni i Mitrovicës veriore të Kosovës për Luginën e Preshevës në Serbi.

Por, presidenti Thaçi i tha AP se çdo ndarje e tillë është “e papranueshme”. Ai  tha se Lugina e Preshevës duhet të bëhet pjesë e Kosovës, pavarësisht kësaj.

Në vitin 1999, NATO ndërhyri për të ndaluar një goditje të përgjakshme të serbëve ndaj shqiptarëve në Kosovë, shkruan AP.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy