Është ndezur një debat mbi mënyrën se si zhvillohen takimet në institucionet e vuajtjes së dënimit, pas deklaratave të avokatit Ervin Karanxha, i cili tha se nuk ka shkelje procedurale në rastet kur persona të ndryshëm hyjnë në burgje si “miq”, por paralajmëroi se situata ndryshon kur përfshihet pagesa.
Sipas tij, fillimisht duhet të provohet nëse ka ndodhur realisht një shkelje, duke theksuar mungesën e provave filmike në disa raste.
E para duhet të provohet se çfarë kanë bërë aty është kohë e shkuar, nuk kemi video për të thënë se ka ndodhur kjo apo jo.
Ai shtoi se ligjshmëria e takimeve lidhet me rregulloren e burgjeve dhe aktet nënligjore në fuqi, duke përmendur se procedurat për takimet me të afërmit janë të përcaktuara në nenet përkatëse.
Lind pyetja ligjore nëse takimi është i ligjshëm apo jo, sepse kemi rregulloren e burgjeve dhe një VKM që ka dalë në bazë të zbatimit të ligjit. Neni 22 i burgjeve parashikon procedurën për takimet e të afërmve.
Karanxha komentoi gjithashtu rastet kur persona të njohur apo të ashtuquajtura “eskorta” mund të takojnë të dënuar, duke i konsideruar këto si kontakte që shpesh ndodhin në mënyrë joformale.
Këto eskortat takohen me të fortët dhe ata kanë rënë në burg, janë miq, takohen nga jashtë sepse njihen që jashtë, ato kanë hyrë si miq dhe pastaj mund të ketë kaluar si takim special.
Megjithatë, ai theksoi se çdo përfitim financiar nga këto takime mund të përbëjë shkelje të rëndë ligjore.
Në bazë të VKM takimet nuk janë të paligjshme sepse ata takohen si miq… por nga ana tjetër takimet me anë të një pagese përbëjnë vepër penale.



