Një violinë e rrallë e vitit 1679 e krijuar nga mjeshtri i njohur italian Antonio Stradivari do të dalë në ankand muajin e ardhshëm ku mund të arrijë deri në 11 milionë dollarë.
Hellier "Stradivarius" është violina më e mirë e punuar ndonjëherë nga Stradivari dhe një nga instrumentet më të mira të Stradivarius që ekziston.
Kështu deklaroi shtëpia e ankandeve Christie's e cila po e ofron instrumentin si elementin kryesor në ankandin e 7 korrikut.
E gdhendur me diamante fildishi dhe e lyer me një llak të artë, violina vlerësohet më një çmim prej 6-9 milion paund (7,54-11,31 milion dollarë).
Stradivari e mbajti instrumentin për 55 vjet, duke e shitur atë në 1734 për 40 paund te Samuel Hellier nga Wombourne, Angli.
Eksperti i violinës dhe konsulenti i Christie's, Florian Leonhard tha për Reuters se pret shumë interes për një instrument të tillë.
Pres shumë interes për një instrument të tillë, sepse është kaq i rrallë.
Kur mund të prekësh një violinë si kjo dhe ta zotërosh atë? Është e pabesueshme.
Violinat e Stradivarit njihen për mjeshtërinë e tyre të hollë. Ato kushtojnë midis 8 dhe 20 milionë dollarë, sipas Leonhard.
Nga rreth 1,100 instrumente që Stradivari ka bërë gjatë karrierës së tij, vetëm një duzinë janë zbukuruar me dekorime dhe ky ekzemplar konsiderohet nga kuratoret Smithsonian si shembulli më i ruajtur ekzistues.



