Aktualisht qytetarët e Kosovës që lëvizin nëpër territorin e Serbisë me targa të Kosovës, mbulojnë pjesën ku shkruan RKS me letër ngjitëse.
Lidhur me këtë analisti Fidan Uklaj në një ldhje skype me MCN Live u shpreh se më shxumë e sheh si një taktizim nga ana e Vuçiç se sa si një vullnet për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën.
Ai tha se Serbia ka një presion të madh nga faktori ndërkombëtar dhe se më shumë ky njoftim është taktizim i Serbisë sesa një dëshirë e këtij pushteti. Sipas tij Serbia ka anjë presion të madh nga faktori ndërkombëtar dhe se vetëm presioni i BE mund ta detyrojë Srbinë në zbatimin e marrëveshjeve.
Kur Serbia gjendet në protesta për shkak të vjedhjes së votave nga ana e pushtetit ardhja e lajmit për lejimin e qarkullimit të targave në Kosovë dhe Serbi ishte befasues, por më shumë besoj se është taktizim i Serbisë lejimi i targave të KS në Serbi sesa një dëshirë e këtij pushteti. Humbja e përkrahjes së ndërkombëtarit dhe humbja e privilegjit apo influencës që Vuçiç kishte në arenën ndërkombëtare dhe 24 shtatori ishte ai që e humbi joshjen e kësaj politike dhe presidenti karshi politikave të tij ky lejim i targave RKS është më shumë taktizim për të fituar atë pozicion të humbur më herët në sytë e ndërkombëtarëve sesa një vullnet për zbatim të marrëveshjeve.
Një pjesë e madhe e shumicës së shqiptarëve në Kosovë qarkullojnë nëpër shtetin serb dhe një pjesë e madhe do donin të qarkullonin me targat RKS dhe tani ky lehtësim apo mundësi është lehtësim i madh dhe një njohje defacto e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Njoftimi është lehtësim i madh dhe për komunitetin serb, që i kanë konvertuar targat dhe sigurisht ata kanë familjet e tyre në Beograd dhe s’kanë nevojë të vendosin sticer në targa por mund të qarkullojnë lehtësisht me këtë njoftim.
I pyetur nëse ngjan ky veprim si një tërheqje, ngjan ky veprim si një tërheqje, shpresë që kjo të jetë një zanafillë për bashkëpunim apo normalizim të mëtejshëm, Ukaj tha se kemi një dekadë që diskutojmë me Serbinë dhe nuk është arritur implementim i tyre dhe këto taktizime të Serbisë më shumë janë zbatim që dëshirojnë të paraqesin Vuçiç si bashkëpunues se sa një person që do vërtetë ti zbatojë marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.
Mos të harrojmë sulmin e 24 shtatorit ndaj Kosovës dhe fytyra e kësaj kaste politike besoj se dhe BE e ka kuptuar dhe besoj se ka një presion të madh nga ana e faktorit ndërkombëtar si dhe kritikat e BE, OSBE për manipulimin e zgjedhjeve në Serbi dhe po shihet se vetëm presioni dhe vendosmëria e BE mund ta detyrojnë Serbinë në zbatimin e marrëveshjes.
Ndërsa pyetjes se si e sheh Vuçiç në këtë situatë që është krijuar në Serbi, Ukaj u shpreh se fitorja e Vuçiç në Beograd është lajm i keq për të gjithë rajonin dhe stabilitetin rajonal
Kur them kështu kam arsye se kemi parë taktizimin e Serbisë në targat dhe po ashtu ndikimin e tij përmes partive pro serbe në Malin e Zi për të shkaktuar trazira. Për procesin dialogues është lajm i keq se kemi më shumë se 10 vite që dialogojmë për integrimin evropian sepse BE nuk pranon në gjirin e tyre shtet pa stabilitet politik, lajmi i mirë është nëse mund të them kështu është ngritja e zërit qytetar në Beograd, urojmë të ketë përsëritje të zgjedhjeve dhe humbje të Vuçiç në Beograd.



