Policia “blindon” qytetin e Lezhës, në fokus mjetet me xhama te zinj dhe blinduara

Policia “blindon” qytetin e Lezhës, në fokus mjetet me xhama te zinj dhe blinduara

Efektivë të Sektorit të Qarkullimit Rrugor të mbështetur edhe nga Forcat Shqiponja në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë janë vendosur prej disa ditësh edhe në qytetin e Lezhës.

Kontrolleve ndaj mjeteve të blinduara dhe atyre që përdorin xhama të zinj, tashmë u janë shtuar edhe monitorimi i trafikut dhe parkingjet e gabuara që ishin kthyer në shqetësim për qytetarët.

Rrugorët janë përqendruar edhe në superstradë pasi shpejtësia mbetet një shqetësim duke sjellë edhe numrin më të madh të masave administrative që pasohet nga parakalimi i gabuar dhe sjellja agresive në rrugë.

Janë rreth 800 masa administrative të marrë brenda një jave, ndërsa bëhet e ditur se monitorimi do të jetë i vazhdueshëm për të ndikuar në rritjen e sigurisë në rrugë por edhe rritjen e rendit publik në territor.

Në monitorim janë vendosur edhe mjetet me xhama të zinj ku brenda 1 jave janë 60 masa administrative ndërsa është bërë edhe heqja e tyre.

Në terren janë angazhuar të gjitha strukturat, ndërsa bëhet me dije se pas marrjes së detyrës, Drejtuesi i Policisë Vendore në Lezhë, Kryekomisar Altin Mena, ka bërë takim me strukturat e policisë duke kërkuar fillimisht nga këta të fundit që të jenë ata të parët që reagojnë për të respektuar pikërisht ligjin dhe zbatimin e tij ashtu siç u kërkohet qytetarëve, pasi në rast të kundërt ndëshkimi do të jetë i paevitueshëm për ta.

Gjatë kësaj jave në terren sëbashku me blutë kanë qenë edhe drejtuesit e policisë vendore që kanë ndjekur nga afër operacionet, ndërsa konfirmohet se nuk bëhet fjalë për një valë aksionesh, por vijimësi e pashmangshme me qellim për të ndikuar në përmirsimin e rendit dhe sigurisë publike dhe rritjen e besueshmërisë tek qytetarët ndaj uniformës blu në këtë qark.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy