Londra si Amsterdami, gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë në varka

Londra si Amsterdami, gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë në varka

Të pasurit një shtëpi në Londër, po bëhet gjithnjë e më shumë ëndërr. Çmimet e shtëpive dhe qiratë kanë shënuar rritje tejet të lartë dhe për këtë arsye gjithnjë e më shumë persona që jetojnë në Londër, heqin dorë nga të pasurit një shtëpi në pronësi dhe zgjedhin një stil jete krejt ndryshe. Gjithnjë e më të shpeshtë po bëhen rastet e atyre që zgjedhin të jetojnë në anije.

Nuk bëhet fjalë për jahte luksoze apo veliera, por për varka të vogla, shumë të ngjashme me ato që gjenden në Amsterdam, në Holandë.

Ky është rasti i Pound Path në Lindje të Londrës, aty ku shumë njerëz quajnë shtëpi Regent’s Canal. Të jetuarit në varkë sjell një sërë avantazhesh pasi nuk paguan taksat në bashki, kursen para, transferohesh çdo dy javë dhe mësohesh të përshtatesh me çdo vështirësi. Dhe sipas atyre që jetojnë, është edhe një stil jete që ia vlen ta mbash edhe përgjithmonë.

Nga të gjithë banorët e Regent’s Canale, Russ McDonagh, 40 vjeç, ka vendosur të tregojë historinë e tij.

Russ mori varkën e tij në tetor 2021 pasi u kthye në Britaninë e Madhe nga një udhëtim nëpër Evropë.

Partneri im, Cal, dhe unë kishim udhëtuar nëpër Europë për dy vjet e gjysmë dhe vendosëm që donim të ktheheshim në Britaninë e Madhe.

Ne nuk jemi me origjinë nga Londra, kështu që blerja e një varke në Londër ishte një vendim kurioz, por jemi vërtet të kënaqur me të.

Udhëtimi me një furgon të vogël me dy qen bëhet tejet i vështirë. Krahasuar me të, të jetosh në një varkë ndihet sikur je në një vilë.

Kur u kthyem, po punonim në bizneset tona dhe Cal mendoi se duhet të merrnim një varkë. Në fillim isha i mërzitur, por sa më shumë shikoja brenda, aq më shumë ndihesha mirë.

Nëntë muaj më vonë nga nisja e jetesës në të, pjesa e jashtme e varkës nuk është lyer ende, por Russ thotë se ndihet shumë i lumtur.

Nuk na pëlqejnë shtëpitë dhe ideja e hipotekës, të qenit në borxh apo të marrësh me qira dhe të paguajmë hipotekën. Nuk e kam menduar kurrë.

Nuk ka shpenzime reale dhe ne mund të jetojmë në Londër pa paguar taksat astronomike që paguajnë të gjithë. Sigurisht, ka më shumë sfida në të jetuarit në një varkë krahasuar me një shtëpi, por neve na pëlqen.

Jemi më të vetëdijshëm për mbetjet dhe duhet të jemi më të vëmendshëm se sa ujë përdorim. Kur bën ftohtë mbajmë zjarrin ndezur dhe përpiqemi të mbulohemi sa më shumë.

Këto janë të gjitha gjërat që nuk do t’i mendonim në një shtëpi normale, por mua më pëlqen ky aspekt i të jetuarit në një varkë.

Gjithë ata që duan të jetojnë në varkë pajisen me një licencë. Bazuar në kushtet e saj, varka nuk duhet të qëndrojë në një vend për më shumë se dy javë, që do të thotë se pronarët mund të shohin zona të ndryshme të qytetit çdo vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy