“Green pass” në lokale, Jahaj: Bizneset në gjendje të rënduar, po përgatisim planin e masave (VIDEO)

“Green pass” në lokale, Jahaj: Bizneset në gjendje të rënduar, po përgatisim planin e masave (VIDEO)

Kryetari i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Enri Jahaj ka komentuar për MCN TV deklaratën e ministres së Shë3ndetësisë Ogerta Manastirliu e cila deklaroi nga Kuvendi se do vendosej 'green pass’ për t’u futur në lokale apo marrë shërbime të tjera.

Jahaj është shprehur se vendosja e tij është një tjetër kufizim për bizneset, ndonëse deri tani kanë pasur një sërë masash të tjerash. Sipas tij kjo masë e re e shtuar konsiderohet si një penalizim pasi shtimi i këtij kufizimi do e rëndojë më shumë  krizën.

Ky është kufizim pas kufizimi. Domethënë përveç absurdit se ne tashmë jemi të kufizuar dhe kemi një hapësirë kufizimi të ambienteve të brendshme, kemi çdo gjë të bërë me kufizim dhe vjen dhe pasaporta e vaksinimit. Më duket pak abstrakte sepse komiteti teknik duhet të sqarojë si fillim a kanë qenë efektive këto masa që kanë marrë apo janë marrë copy paste nga vendet e tjera.

Ndër të tjera Jahaj u shpreh se që pas vendimit të sotëm ata do propozojnë një plan masash drejtuar ministrisë së shëndetësisë, financave dhe vetë Ramës, ndërsa rendit edhe disa nga pikat që përfshihen në këtë plan.

Jemi duke përgatitur një plan masash kështu që ne duhet të marrim masat tona sepse bizneset kanë arritur në pukën fundore të tyre.

Në këtë plan masash përfshihet:

1.heqja e orës policore sepse çfarë efikasiteti ka

2.hapja e bizneseve në oraret normale

3.ndihmë konkretë dhe masa konkrete për t’i ardhur në ndihmë këtyre bizneseve.

4.kërkimi i asaj që e kërkojmë prej dy vitesh uljen e TVSH sepse ne jemi në vit krize.

Janë hapa konkretë që nëse kanë vullnetin e duhur merren.

Ndërsa i pyetur se nëse aplikohet pasaporta e vaksinimit a do të funskionojë, Jahaj tha se, “Ajo që them unë shpesh është se këtu vritesh për më pak, jo më ti kërkosh njerëzve një green pass apo kartë identiteti. Nuk ma ha mendja se te ne do jetë lehtësisht e vënë në vijimësi. Pasi mendoni se Shqipëria nuk përfaqësohet vetëm nga Tirana. Nuk besoj se një bar restorant sot ka tager të bëj kontrollin e një personi. Ajo që dua të them është se të gjitha këto janë kosto shtesë, kur ne ende nuk kemi marrë veten nga kostot e fiskalizmit dhe kjo më duket e tepruar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy