Djegia e flamurit serb në Tiranë, Beogradi notë proteste ndaj Shqipërisë

Djegia e flamurit serb në Tiranë, Beogradi notë proteste ndaj Shqipërisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka dërguar një notë proteste në Ambasadën e Shqipërisë, duke dënuar ashpër djegien e flamurit serb në Tiranë.

Bëhet fjalë për video të publikuar në rrjetet sociale më 20 nëntor ku shfaqeshin disa tifozë shqiptarë duke djegur flamurin e Serbisë në sheshin “Skënderbej”. 

"Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme serbe.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë deklaron se “pret që institucionet kompetente të Shqipërisë të bëjnë gjithçka që është e mundur për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të atij akti, të cilët duken qartë në videon e publikuar, si dhe do të njoftojnë institucionet e Serbisë përmes kanaleve diplomatike brenda një afati të arsyeshëm”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy