Tavolinat festive/ Bruna, Bledi dhe Eliseo rrëfejnë sekretet e tyre të gatimit

Tavolinat festive/ Bruna, Bledi dhe Eliseo rrëfejnë sekretet e tyre të gatimit

Kuzhinierët dhe pastiçierët Brunilda Ahmetaj, Bledian Ibrahimllari dhe Eliseo Xibraku, sollën recetat e tyre më të dashura për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”.

Drupal Ad

Ata rrëfyen sekretet e gatimeve tradicionale dhe ëmbëlsirat të cilat pos atyre tradicionale të cilat i gërshetojnë më ato moderne.

Bledian Ibrahimllari:

Është hera e parë që vij këtu dhe po prezantoj krijimet e mia.

Krijimet e mia varen nga ngarkesa, kjo figura do 3-4 orë të mira që të punosh me të.

Këto eksperimente me ëmbëlsira, i bëj me dorë, ja lëj kreativitetin dhe imagjinatës dhe i fus njerëzit vet të gatuajnë.

Eliseo Xibraku:

Janë receta të ndërthurura, psh, kam sjellë recetën Meliomakarona, është greke, ata e bëjnë siç ne kemi bakllavanë ata kanë disa receta por në ndër to është kjo. Kohëve të fundit është përhapur shumë dhe këtu, sepse është e bukur edhe për ta bërë dhuratë në festa, por është dhe e shijshme. Ka kanellë, karafil, sekret te kjo receta është semigali, është familje e miellit të misrit që e bën të jetë e shkrifët, duket sikur nuk ka sherbet por në brendësi nuk duket e rëndë.  

Pjata tjetër është strudel është recetë e vjetër, e kanë bërë pastiqeritë e vjetra, është  me arra me limon dhe pak sherbet. Bakllavanë e gatuaj me stika.

Brunilda Ahmetaj:

Tryeza ime për fundit, preferoj të gatuaj në mënyrë tradicionale për ti ruajtur shijet, gjelin e detit nuk dua t’ja humbas shijen dhe përpiqem ta gatuaj edhe me fruta të thata por që nuk ua ndryshoj shijen, marrin shije frutat e thata nga gjeli, sesa e kundërta.

Janë receta tradicionale kryesisht, luaj më shumë më ngjyrat. Përsheshin e gatuaj me kulaç me miell gruri dhe misri, këto dy vitet e fundit e kam bërë me fara kungulli, e bëj pak të hollë kulaçin që të jetë sa më i fortë, dmth të ketë sa më shumë kore, dhe përgatis lëngun me qepë dhe erëza, nenexhik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy