“Njerëz pranë Bashës u paguan nga inceneratorët”/ Kryemadhi sqaron akuzat, fton socialistët e zhgënjyer në protestë (VIDEO)

“Njerëz pranë Bashës u paguan nga inceneratorët”/ Kryemadhi sqaron akuzat, fton socialistët e zhgënjyer në protestë (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u bëri thirrje socialistëve të zhgënjyer që të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut. Duke folur në MCN Live Kryemadhi tha se opozita do të ketë strategji dhe jo inflacion denoncimesh.

7 korriku s’ka të bëjë me opozitën, ka të bëjë me sensibilizimin e çdo njeriu nëse ndihet i varfër, sepse çmimi i naftës është edhe për socialistët. Nuk është politike, ekonomia. Varfëria kap edhe ata që s’kanë shkuar kurrë të votojë. E gjitha kjo do shkojë me strategji, inflacion denoncimesh s’do ketë. Qeveria e Ramës është xham i blinduar. Nuk e thyen një pikë uji e vetme. Protestat sot janë të domosdoshme, sidomos 7 korriku është i domosdoshëm, u bëj thirrje edhe socialistëve të zhgënjyer të jenë atje. Edi Rama ka uzurpuar PS-në. Forca s’është në 7 korrik, por te zgjedhjet lokale, te padia që firmos. Sa do të ushtrosh vullnetin qytetar ndaj SPAK-ut që të thërrasë Veliajn në SPAK. Pse e ke firmosur. Patjetër që do të ketë prova të tjera, padia do të hartohet këto ditë. Faturat duam t’ia bëjmë gati SPAK-ut, vetëm të verifikojë. Për protestën e nesërme është momenti dhe shansi për këdo. Edhe bizneset e vogla, nëse kanë për të dalë të dalin, fermerët të dalin. Opozitarizmi i kaluar dëmtoi ndjenjën e protestës te qytetarët, sepse shkonte bënte pazare Basha. Prandaj strategjia e opozitës duhet të jetë e ndërthurur, protestë, prezencë në Parlament, me padi. Të vendoset me shpatulla pas murit sistemin e drejtësisë, që mos fshihet pas fakteve. Firma e Veliajt është aty”.

E pyetur nga gazetari Klodian Tomorri mbi akuzat se “njerëz pranë Bashës janë paguar nga inceneratorët”, Kryemadhi tha:

Ka faturime të Klodian Zotos në kompani pranë z.Bashës. Janë kthyer në vila dhe biznese të tjera. Ne do t’i çojmë në SPAK. Skema e inceneratorëve u përdor për blerjen e votave Fier, Durrës dhe Tiranë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy