SHBA/ Demokratët: Dënoni Trump, dhuna mund të përsëritet

SHBA/ Demokratët: Dënoni Trump, dhuna mund të përsëritet

"Ne ju kërkojmë me përulësi ta dënoni Donald Trump për krimin për të cilin ai është fajtor me shumicë dërrmuese, sepse nëse nuk e bëjmë këtë, nëse pretendojmë se nuk ka ndodhur ose, më keq, e lini atë pa ndëshkuar, kush mund të thotë se nuk do të ndodhë përsëri?"

Kjo ka qenë thirrja nga Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, të cilët kërkuan ta dënojnë atë për nxitjen e sulmit të turmës në Kongres.

Senati amerikan ka nisur këtë javë gjykimin e ish-presidentit, nën akuzat për “nxitje të kryengritjes”. Sipas menaxherëve të procedurave të fajësimit, që veprojnë si prokurorë, retorika e rreme dhe e zjarrtë e tij për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, ka bërë që mbështetësit e tij ta sulmojnë Kongresin, më 6 janar.

Sulmi ka ndodhur derisa ligjvënësit kanë qenë duke certifikuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale.

Avokatët e Trumpit do të kenë 16 orë kohë për të paraqitur mbrojtjen e tyre, nisur nga sot, megjithëse disa ndihmës kanë thënë se ata mund t’i përfundojnë argumentet e tyre brenda një dite. Votimi në Senat, për fajësimin ose jo të Trumpit, mund të zhvillohet më 13 shkurt.

Sipas një sondazhi të kryer nga ABC News dhe Qendra e Kërkimeve Ipsos, shumica e amerikanëve - 56 për qind - duan që Senati amerikan ta dënojë Trumpin dhe, në këtë mënyrë, ta ndalojë atë të udhëheqë ndonjë zyrë publike në të ardhmen.

Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, ka votuar për shkarkimin e Trumpit pak ditë para se ai të përfundonte mandatin presidencial, më 20 janar. Për ta shpallur fajtor atë duhen dy të tretat e votave të Senatit 100-anëtarësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy