
Një pasagjere 34-vjeçare humbi jetën pas një aksidenti mes një mjeti tip “Benz” dhe “Honda” në Hamallaj të Durrësit.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit tip “Benz” B.D 21-vjeç pasi është përplasur me mjetin tip “Honda” me drejtues G.H 67-vjeç.
Grupi hetimor është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



