
Franca voton ditën e nesërme në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe gazetari Genc Burimi, i cili jeton në atë vend, komenton sondazhet paraprake ku 26% mbështesin Presidentin aktual Emmanuel Macron dhe 25% përfaqësuesen e ekstremit të djathtë Marin Le Pen.
Duke folur për MCN TV, ai deklaroi se në Francë thuhet shpesh se nuk iu duhet besuar sondazheve, sidomos kur ke në zgjedhje partitë e ekstremit të djathtë, pasi ka votë të fshehur.
Ka kompleks nëse do votohet ekstremi i djathtë. Jemi të hapi i parë i zgjedhjeve të shkuara. Në raundin e parë kësaj here do të kualifikohen sërish Macron dhe Le Pen. Kësaj here nuk pati fushatë elektorale. Për shkak të luftës në Ukrainë, Macron evitoi të bëjë fushatë dhe bilanc të 5 vjeçarit të tij. Gjë që i dha mundësi zonjës Le Pen që të bëjë fushatë më shumë se Macron. Le Pen e vuri theksin tek çështjet ekonomike. Eric Zemmour, është edhe më i djathtë se vetë Le Pen. Ai ka bërë që Le Pen të normalizohet dhe të bëhet më në qendër. Që do të thotë se francezët e kanë më pak zor të votojnë për Le Pen. Mund të ketë surprizë që zonja Le Pen të dalë në krye dhe Franca do të udhëhiqet nga ekstremi i djathtë. Duhet që partia që fiton Presidencën, të fitojë dhe në parlament. Nëse Le Pen del para Macron në raundin e parë, krijohet dinamikë që mund ta çojë Le Pen dhe në raundin e dytë.
I pyetur se sa e ka dëmtuar brenda vendit imazhin e Presidentit Macron lufta që po zhvillohet në Ukrainë dhe reagimi i ngadaltë i Europës, Burimi tha se nuk ka asnjë lloj dëmtimi të imazhit të tij.
Përkundrazi sipas gazetarit, të gjithë rivalët në fushatë e kanë përshëndetur vendimin e Macron në lidhje me Ukrainën dhe Rusinë.
Sa i takon 30% të votave abstenim dhe se cilin nga kandidatët penalizon pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, Burimi i qëndron bindjes se abstenimi favorizon Macron.
Ata që abstenojnë nuk janë të bindur nga bilanci i Macronit dhe Le Pen. Është vetëm raundi i parë, problemi është në raundin e dytë. Kur mbaron raundi i parë, shikohet vota e dobishme, ata që nuk kanë votuar në raundin e parë, për kë do votojnë në të dytin, në raundin e dytë Le Pen do marrë votat e Zemmour rreth 12% sipas sondazhit, të ekstremit të majtë që është në vendin e tretë. Macron thotë se është turp të votohet për Le Pen, është anti-europiane. Por ky diskurs i tij nuk po i‘u ngjit më francezëve.
Sa i takon mundësisë së marrjes së një mandati të dytë nga Macron, Burimi e cilësoi si një gjë shumë të mirë për Europën, por edhe për vetë francezët, në mungesë të një alternative tjetër.
Hapet një tjetër debat çfarë do bëjë Macron me Europën dhe NATO-n. Gati gjysma e francezëve nuk do zgjerimin e BE. Prandaj shpresoj që Macron të zgjidhet dhe të vazhdoj kjo rrugë. Le Pen, mund ta tërheqë Francën ose nga NATO dhe të kërkojë ndalimin e zgjerimit të Europës.



