
Vendimi i kreut të opozitës Lulzim Baha për përjashtimin e Berishën nga grupi parlamentar ka qenë një nga temat e diskutuara në studion e “Arnautistan” në MCN TV , ku analisti dhe moderatori i emisionit e ka cilësuar vendimin e Bashës si nul dhe imoral. Gjithashtu nga ana tjetër të njëjtin mednim ka ndarë edhe për aksionin e Berishës dhe foltoret e këtij të fundit në qytete të ndryshme të vendit.
Ajo që ka bërë Lulzim Basha është një gjë e gabuar, e pabesë imorale e ulët sepse ka larguar një njeri pa qenë i bindur vetë. Ai mendon dhe sot se Berisha është një figurë e madhe që ka kontribuar plot 30 vite në PD dhe pastaj ta largosh se ke presion nga jashtë është e gabuar. Mua më ka pas kundër gjithmonë Basha por këtë herë më ka edhe më shumë kundër. Megjithatë nuk mund të mendoj ndryshe për aksionin e Berishës të cilin e shoh po imoral sepse nuk ngrihet mbi shqetësimin e PD.
Në kundërpërgjigje të analistit, Çlirim Gjata deklaroi se shpallja non grata e Berishës është amerikane, por kërkesa për përjashtimin e tij quhet ndërhyrje dhe kjo nuk është e drejtë. Kur kërkohet diçka e tillë fillimisht sillen prova, një parti nuk mund të sakrifikojë njerëzit e vet se thotë amerika hiqe.
Shpallja non grata është amerikane, por ër këtë cështje dhe vetë Berisha tha se do e ndjek unë. Ndërsa kur kërkohet përjashtimi I tij, kjo quhet ndërhyrje me zor, është më tepër një inat politik nga këta që e kërkojnë. Nese ti thua hiqe këtë njeri nga grupi parlamentar duhet të sjellësh prova por jo hiqe se them une dhe ne nuk dimë asgjë. Çdomethënë kjo parti që sakrifikon njerëzit e vet.Po shkatërrohet PD, e gjitha baza është në një kaos, me këtë vendim Basha ka vrarë lideshipin në parti me mënyrën se si ndodhi dhe e dyta nuk mund të vi një ndërkombëtar dhe të thotë hiqeni këtë që ta mbani mirë me mua. Kam këndvësshtrimin tim ku nuk mund të largohem nga profesioni juristit ku bazën e ka te procesi i rregullt ligjor dhe brenda partisë, nuk mund të sakrifikosh njerëz në 2021 kushdo qoftë në emër të interesave të partisë sepse partia do ta mbajë mirë me SHBA, kush është amerika?



