Takimi Rama-Kim/ Ambasada e SHBA: Mbështesim  Reformën në Drejtësi

Takimi Rama-Kim/ Ambasada e SHBA: Mbështesim Reformën në Drejtësi

Ambasada e SHBA, ka reaguar pas takimit të ambasadores Yuri Kim me Kryeminsitrin Edi Rama. Në një postim në mediat sociale, ambasada e SHBA shkruan se është biseduar për çuarjen përpara të prioriteteve të dy vendeve.

Po ashtu bëhet me dije se SHBA do ndihmojë Shqipërinë për t’u bërë një aleate më e aftë në NATO dhe do vijojë mbështetja për Reformën në Drejtësi.

“Në vizitën e sotme prezantuese me Kryeministrin Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe amerikanët. Ajo falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta”, shkruan ambasada e SHBA.

Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Me një postim në rrjete sociale, Rama shprehet i lumtur për takimin me ambasadoren, ndërsa thotë se konçidoi me mbledhjen ku u miratuan ligjet ‘anti-KÇK’.

"Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate.

Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën AntiKÇK & Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar", shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy