Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e prokurorive të rretheve Kurbin dhe Krujë, Arben Nikën dhe Petrit Çanon.
Një ndër pikat më kyçe të diskutimit në takim kishte të bënte me problemet më të shpeshta sa i përket shtimit të numrit të oficerëve gjyqësorë pranë prokurorive.
Për shkak të ngarkesës së punës, sidomos në prokurorinë e rrethit Kurbin, e cila renditet e pesta në vend për nga volumi i cështjeve që trajton në vit, do të bëhet edhe njërishikim i hartës gjyqësore.
Ibrahimi u shpreh se kjo nuk është një tentativë e Këshillit për të zëvendësuar kompetencat e KPK, KPA apo edhe OMN-së, por një hapësirë për të mbushur vakancat urgjente që ka sistemi aktualisht, duke respektuar të gjitha vendimet dhe rezultatet që do të sjellë procesi i Vetingut.



