Shkatërrohet banda e trafikimit ndërkombëtarë të drogës në Itali, mes tyre 3 shqiptarë

Shkatërrohet banda e trafikimit ndërkombëtarë të drogës në Itali, mes tyre 3 shqiptarë

Operacioni “Karavan” i policisë italiane në qytetin e Udines ka çuar në arrestimin e 7 personave anëtarë të një bande që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve janë edhe tre persona shqiptarë.  

Personat e arrestuar janë të kombësive shqiptare, kosovare, marokene, nigeriane e italiane. Ansa’ shkruan se hetimi për këtë grup kriminal nisi që para dy vitesh, në 2015­ën, ndërsa anëtarët e saj akuzohen dhe për krime ndaj personave dhe pronave.

Shqiptarët e arrestuar janë; Agim Kalemaj i datëlindjes 1956, Adriatik Kalemaj i datëlinjes 1992 e Fatos Sinani i datëlindjes 1989. Kundër 7 anëtarëve të bandës është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg dhe arrest shtëpiak.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se kjo bandë ka shitur të paktën 3 kg kokainë në qendrën e Udines. Ndërkohë, arrestimi i fundit u bë disa ditë më parë në Padova, ndërsa në banesën e tij janë gjetur dhe 11 mijë euro cash. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy