Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në aksin rrugor Fier-Patos. Mësohet se një grua rreth 50-vjeçe ishte duke mbledhur kanaçe kur u përplas nga një automjet.
Më pas trupi i saj ka përfunduar në asfaltin e rrugës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Portëz, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
‘Në datë 23.09.2022, në aksin rrugor "Fier-Patos", një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 50 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendngjarja.



