MCN siguron pamje nga protestat e muhaxhedinëve në ambasadat e Shqipërisë në BE/ Rusta: Në Londër sulm me vezë e miell ndaj selisë sonë (VIDEO)

MCN siguron pamje nga protestat e muhaxhedinëve në ambasadat e Shqipërisë në BE/ Rusta: Në Londër sulm me vezë e miell ndaj selisë sonë (VIDEO)

Zbarkimi i forcave të shumta të Policisë së Shtetit, përfshire edhe forcat RENEA në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, kur janë të strehuar anëtarë të opozitës iraniane, pas akuzave se ata kryenin sulme kibernetik në institucionet e huaja, ka sjellë edhe reagimin e pjesëtarëve të MEK në Evropë. Në kundërshtim me shtetin shqiptar, ata kanë protestuar në disa qendra evropiane para Ambasadave shqiptare njëkohësisht në Francë, Angli, Danimarkë, Suedi, Norvegji, Gjermani, bën të ditur gazetari Arsen Rusta, i cili për MCN live, ka siguruar pamje nga këto protesta të organizuara. Ajo çfarë i ka shqetësuar agjencitë partnerë të sigurisë së rendit në Bashkimin Evropian gjithashtu edhe kontaktet që ato kanë me Antiterrorin bëhet fjalë për protesta të shtrira në të gjithë Evropën. Aty ku ka seli diplomatike Shqipëria, përballë flamurit shqiptar, anëtarët e MEK, pamje të cilat kemi arritur t’i sigurojmë ekskluzivisht. Bëhet fjalë për protesta që janë në Paris të Francës, aty ku kanë selinë qendrore anëtarët e Mek, bëhet fjale për protesta edhe në Londër, burimet flasin për goditje me vezë dhe miell pranë selisë diplomatike shqiptare, bëhet fjalë për në Danimarkë, për Suedi, Norvegji, Gjermani. Pothuajse selitë më kryesore, ata mbajnë ën duar foton e personit që ata pretendojnë që ka vrarë Shqipëria. Në protesta ata dëgjohet të thonë “Shqipëri, turp për ty”, sepse sipas tyre policia ka vrarë një anëtar të MEK. Këto janë pamje të protestave në Londër, kanë minimi 15 veta por të shpërndarë tregojnë një organizim që të protestojnë ndaj Shqipërisë, pa pasur arsye, pse çfarë u bëri Shqipëria. Ekspertiza mjeko-ligjore e nxori arrest kardiak. Kjo është e organizuar se njëkohësisht me të njëjtat mesazhe janë të njëjtën kohë protestat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy