
Erjan Guxha i ftuar në “Zgjohu me MCN” ka treguar historinë e tij me udhëtimet nëpër botë duke gjurmuar biletat e lira të avionit. Ai shprehet se deri tani ka vizituar diku te 44-45 shtete teksa treghon dhe mbresat e këtyre udhëtimeve. Fillimisht e ka nisur për qejf ndërsa aktualisht e ka shndërruar dhe në punë pasi organizon guida që shkojnë dhe deri në 60 persona.
Rreth 44-45 shtete kam vizituar. Eksperienca ime ka nisur vetë duke pasur qejf udhëtimet, pastaj guidë kryesisht në Ballkan. Shoh shumë biletat e lira kryesisht në shkurt me 20 euro mund të shkosh në Itali, Paris. Në këtë periudhë, shkurti, marsi, prilli janë me çmim minimal. Destinacione të bukura për festat janë Milano, Roma, Verona. Pastaj kemi dhe Brukselin, është goxha interesantë unë e kam futur dhe këtë në udhëtim ditor sepse e pash të nevojshme si për veten ashtu dhe ëpr ata persona që kanë marrëdhënie pune. Biletat e Brukselit 28 euro.
Ne si gjak ballkanasi që jemi duam patjetër të jemi aktiv duam intensitet se të shkojmë dhe të rrimë në park nuk e kemi këtë kulturë. Të jesh guidë është e vështirë sepse duhet të jesh i përgatitur, duhet të jesh gjakftohtë. Në një guidë kam bërë me grupe deri në 60 veta, por tani që i organizoj vetë deri në 15 veta. Veronën dhe Venecian do ju sugjeroja, lirë dhe mirë. Në Itali gjejmë shqiptarë pa fund. Këtë vit kam zgjedhur të shkoj në Bukuresht për krishtlindje. Janë ujërat termale më të bukurat në Evropë, më të pastrat dhe gjigantet. Nuk të del dita që ti eksplorosh të gjitha.



