Partia Demokratike i është rikthyer edhe një herë tjetër akuzave ndaj kryeministrit Rama për përgjimet e paligjshme.
Zëdhënësja e kësaj partie Ina Zhupa deklaroi se ky është krimi më i rëndë i këtyre 3 viteve, dhe Rama me presionet e tij ndaj gjykatave, arriti ta rikthejë në detyrë kryepolicin, Haki Çako.



