
Qeveria gjermane ende nuk ka marrë një vendim në lidhje me kompaninë Huawei, ashtu si SHBA dhe Britania e Madhe, por nëse kompania kineze do të përjashtohej nga puna në rrjetin 5G, atëherë rrezikon të humbasin 2 deri në 5 vjet në lidhje me këtë projekt.
“Nëse do të zgjidhej një tjetër furnitor në rastin më të keq do të zgjas edhe pesë vite të tjera, në varësi të kapaciteteve të disponueshme të ndërtimit, buxheteve të investimeve dhe nevojave të sakta politike”, shkruhet në gazetën Frankfurt.
Brenda qeverisë gjermane ka nga ata që po bëjnë presion që të përafrohen me pozicionin e SHBA-së, siç është SPD ose pjesë e CDU, ose siç janë Ministria e Ekonomisë, Transportit dhe Zyra e Kancelarisë që në vend të kësaj mbështesin opsionin Huawei. Sipas gazetës, qeveria është duke blerë kohë përpara zgjedhjeve në SHBA.



