Atentat në Vlorë, plagosen me armë zjarri dy persona/ Emrat

Atentat në Vlorë, plagosen me armë zjarri dy persona/ Emrat

Një atentat me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi Kejvin Hajrullah, rreth 30 vjeç,  i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi Armand Spahiu, 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drupal Ad

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy