11 piktura të Picasso pritet të dalin së shpejti në ankand

11 piktura të Picasso pritet të dalin së shpejti në ankand

Rreth 11 piktura dhe vepra të Picasso në pronësi të kazinosë dhe grupit të hoteleve MGM Resorts në Las Vegas do të dalin në ankand në tetor.

Shitja përfshin pesë piktura, disa prej të cilave u shfaqën në restorantin Picasso të hotelit Bellagio, dhe vlera e të cilave shkon deri në 100 milion dollarë.

MGM Resorts thotë se dëshiron të përmirësojë larminë e koleksionit të saj të artit të bukur.

Ankandi përkon me 140 vjetorin e lindjes së artistit.

Shitja, e cila gjithashtu përfshin vepra në letër dhe qeramikë të më shumë se 50 vjet prodhim artistik, do të dalin në ankand më 23 tetor në hotelin Bellagio në Las Vegas.

Large-scale portraits Homme et Enfant (L) and Buste d'homme (R)

Portreti i vitit 1938 “Femme au béret rouge-orange” pritet të shitet për 20 deri në 30 milion dollarë (14.4 milion £ dhe 21.7 milion).

Një tjetër pikturë që pritet të dalë në ankand është portreti me përmasa të mëdha “Homme et Enfant”, pikturuar në vitin 1969, i cili kap vlerën e 30 milionë dollarëve, ndërsa “Buste d'homme” vlerësohet deri në 15 milion dollarë.

Nature morte au panier de fruits et aux fleurs

Gjithashtu në shitje është dhe “Nature morte au panier de fruit et aux fleurs” e cila vlerësohet nga 10 deri në 15 milionë dollarë.

Blerja e pikturave filloi më shumë se 20 vjet më parë nga manjati i kazinove amerikane Steve Wynn, ish pronar i Bellagio dhe ish shef ekzekutiv i Wynn Resorts .

Femme au béret rouge-orange

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy