Paloka: Alibeaj do ndajë votat me Ramën, loja bëhet për para të pista. Misioni i tij, shkatërrimi i PD (VIDEO)

Paloka: Alibeaj do ndajë votat me Ramën, loja bëhet për para të pista. Misioni i tij, shkatërrimi i PD (VIDEO)

Deputeti demokrat Edi Paloka thotë se Partia Demokratike nuk ndodhet në kushtet e 6 marsit, duke shtuar se asokohe bëhej fjalë për zgjedhje të pjesshme, ndërsa në 14 maj zgjedhjet janë jo vetëm për demokratët.

Në një intervistë për MCN Live, ai deklaroi se elektorati i djathtë është më se i qartë se çfarë përfaqëson grupimi i Ali-Bashës dhe se çfarë përfaqëson Partia Demokratike.

Ai shtoi se nëse në 6 mars kishte nga ata që kishin dilema, ndërsa sot të gjithë qytetarët janë të vendosur se ku do e japin votën, ata që duan të votojnë për opozitën.

Paloka u shpreh se roli i Ali-Bashës është për të çuar deri në fund dëshirat dhe synimet e Edi Ramës, por se në këtë rast ai do dëmtojë Ramën, se kandidatët e tij do jenë kandidatët e Edi Ramës dhe se në vend të ndajnë votat e PD, do ndajnë votat e Ramës.

Ai ndau bindjen se nuk beson se kush është kundër kësaj qeverie do të votoj kandidatët e Alibeajt.

Nuk ka çfarë pret Ali-Basha nga demokratët, nuk u mjaftua me rrëmbimin e vulës po ka hedhur në gjyq dhe koalicionin.

Ka një pjesë brenda atij grupi deputetësh që i kërkojnë të mos kandidojë, por jo ai vetë.

Ai është i vendosur ta çojë deri në fund misionin që i ka dhënë Rama, ka një grup që i kërkojnë të mjaftohet me këshilltarët, por çfarëdo që të bëj ne jemi të ndarë në këtë pikë.

Nuk mund të shkojmë ne te i emëruari i Ramës në Parlament, se po ashtu ne shkojmë te Rama.

Kush do të vijë te PD e ka rrugën e hapur edhe deri në fund të mandateve që kanë mund të vijnë pastaj historia ndryshon.

Anëtarësia poshtë që nuk është e marrë peng dhe e lidhur me interesa financiare me Ramën, janë njerëz që kanë 10 vite pa punë. Anëtarët e PD e kanë vuajtur dhe po e vuajnë në të gjithë format.

Rama opozitën e ka parë dhe e sheh si armiken e tij. Ata poshtë e dinë mirë se çfarë do të thotë të vihesh në shërbim të Ramës. Baza dhe elektorati janë të qartë si do votojnë.

Për koalicionin me Metën me partitë e tjera, ne në çdo zgjedhje në 90% të rasteve kemi qenë në koalicion.

Uzurpimi nga grupimi i Ali-Bashës të vulës që i dha Rama, mund të bëjë një lloj dëmi diku, por nuk besoj se do të ketë efekt. E pranojnë vetë deputetët që qëllimi i tyre është dëmtimi i PD.

Më qartë se kaq nuk besoj se ka jo militantë në PD, por çdo qytetar që mbështet opozitën nuk mund ta çojë votën te Rama, se të çosh votën te Alibeaj, është ta çosh te Rama.

Misioni i tij nuk ishte thjesht për të marrë vulën. I vetmi mision që ka është shkatërrimi i PD dhe mbështetja e Ramës dhe ky akt që kërkon çregjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, është konfirmimi i këtij akti.

Se do ti lërë demokratët pa përfaqësim fare. Se edhe ata vetë thonë se shumica është në anën e Sali Berishës dhe thonë se ne kemi letrat, por në fakt kanë Ramën.

Gjithë loja e Alibashës është në funksion të mbajtjes së Ramës në pushtet, vota për të është votë për Ramën.

Teksa Alibeaj e ka konsideruar të përkohshëm qëndrimin e Sali Berishës në selinë kryesore, Paloka kujtoi se kur filloi kjo histori u diskutua për një projekt të Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të ndërtuar kulla aty ku sot është selia e PD, madje shtoi se është folur për bashkëpunim mes Ramës dhe Lulzim Bashës ashës.

E gjithë kjo lojë bëhet për para të pista. Një njeri normal, nuk besoj se do e zinte atë pozicion që ka zënë Ali-Basha. Mjafton pak dinjitet që të mos hyjë në një lojë të pistë.

Fakti që ka hyrë në këtë lojë të pistë, nuk di çfarë fytyre duhet të kesh që të vazhdosh dhe të bësh atë lojë. Këtu kur thotë Berisha janë marrë peng.

Tani Rama nuk i lë as të ikin dhe të zënë atë cepin, do t’i shfrytëzojë deri në fund dhe poshtërojë deri në fund.

Për ne nuk është selia, se ne e kemi filluar selinë e parë në PD, në ‘91-in me një godinë fare të thjeshtë, por ne i fituam zgjedhjet dhe bëmë revolucion.

Nuk është çështja se sa metra do e kemi selinë. Kemi të bëjmë me korruptim direkt të këtyre personazheve. Nuk mund të jap numër për bashkitë e synuara por ne hyjmë për fitore.

Fakti që deputetë tanët kanë lënë mandatet dhe kandidojnë për kryetarë bashkie, në radhë të parë tregojnë besimin që kanë në fitore se nuk do e digjnin mandatin e deputetit për të hyrë në një garë që e konsiderojnë të humbur.

Numër nuk mund të them por jam i bindur që do të kemi rezultat domethënës që do të shërbejë më pas dhe për zgjedhjet që do vijnë. Nuk ka asnjë rast që kandidatët tanë të regjistrohen me logon e PD.

Se duhet të mos ishte normal që të shkojë dhe kërkojë humbjen.

Është thjesht llogari, për interesin e tyre nuk do kishte asnjë nga ata që të luante mendsh dhe të shkonte nga fitorja dhe të merrte 5 kokrrat e Alibeajt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy