
Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se sot është marrë vendimi për të rrëzuar Edi Ramën dhe bandat e tij. Para qytetarëve që ishin të pranishëm në protestë, Basha i ka kërkuar sot kryeministrit Rama të largohet dhe ti hapë rrugën krijimit të një qeverie anti-mafia e cila do të përgatisë zgjedhjet e reja.
Duke folur para kryeministrisë, ai tha se sot ka vdekur 25 qershori. “Kjo kërkesë, ky akt solemn, është vendimi popullor i kësaj proteste. Ju burra dhe gra, të rinj dhe të reja, të moshura, nëna e baballarë, deshmoni këtu me praninë tuaj fundin fundin e raporteve politike të deformuara politike me farsën kriminale të 25 qershorit”, u shpreh Basha.
Basha tha se në Shqipëri po zbatohet një projekt antikombëtar, anti-europian, antidemokratik, për pushtetin absolut të një njeriu të vetëm mbi të gjithë Shqipërinë. "Për pushtetin e tij, ky njeri ka bërë ortakëri me krimin, me oligarkinë dhe mercenarët e pangopur. Shqipëria e Edi Ramës i ngjan shteteve të falimentuara të Afrikës dhe Azisë. Vetëm në një vend si Guinea ndodh që familja e të parit të vendit të drejtojë trafikun e drogës dhe larjen e parave. Vetëm në një vend si Nikaragua ndodh që kreu i qeverisë të financojnë fushatën e tij elektorale me milionat e drogës. Vetëm në diktaturat e Afrikës ndodh që ministri i Brendshëm të jetë edhe i pari i trafikut të drogës. Vetëm në Venezuelë ndodh që shefi i mbrojtjes të jetë bashkëpunëtori më i ngushtë i baronëve të drogës. Vetëm në Afganistan ndodh që vëllai i kreut të ekzekutivit të jetë edhe trafikanti më i madh i drogës", tha më tej Basha.
Sipas kreu të PD e gjithë toka e Shqipërisë iu vu në dizpozicion drogës, dhe i gjithë shteti u vu në shërbim të trafikut të drogës, e gjithë policia u kthye në organizatë kriminale. Kryedemokrati theksoi se Integrimi në Europë u sabotua, sepse futja në Europë është rrezik për pushtetin politik dhe kriminal të kësaj bande.
Kreu i opozitës hodhi akuza të rënda kur tha se shqiptarët e dinë se në Shqipëri nuk ka drejtësi sa kohë Saimir Tahiri dhe qeveritarët e tjerë të lidhur me drogën dhe krimin janë në pushtet dhe jo në burg.
Strategjia jonë tha Basha është përballja, është rezistenca, është beteja totale me gjithë sa kemi në dorë, në shpirt, në zemër dhe me gjithë fuqinë që na jep zoti i madh kundër kësaj të keqe që ka pushtuar vendin tonë, ka marrë peng njerëzit dhe të ardhmen tonë, ka gllabëruar liritë dhe të drejtat tona!
Nërsa Monika Kryemadhi e ka nisur fjalën e saj me mesazhe të forta dhe tone të larta e cila ka deklaruar se nuk vjen si përfaqësuese e LSI-së por si një nënë e cila nuk mund të durojë më pushtetin dhe zinxhirët e skllavërisë që ka vendosur kryeministri Edi Rama.
Kryetarja e LSI ka deklaruar se Rama tashmë ka mbetur i vetëm dhe se nuk ka asnjë person që do të mund ta shpëtojë nga vala e protestës dhe revoltës, e cila ka kulmuar këtë të shtunë, në protestën e opozitës. Kryemadhi tha se asnjëherë si më parë, kryeministri i ka vënë sahat ujit që shqiptarët nuk patën për 27 vjet, dhe sot kërkon t’i vërë sahat edhe frymës që marrin qytetarët e vendit.
"Ne sot do të protestojmë për të gjithë ata qytetarë të cilët në 27 vjet nuk kishin mundësi të kishin ujë dhe hapën puset e tyre dhe kryeministri ynë i drogës iu vendoi sahatët e tyre. Ky kryeministër që nuk i vuri sahatet puseve të naftës që vodhi gjakun e shqiptarëve, gjakun e naftëtarëve, gjakun e të gjithë atyre djemve shqiptarë, ky njeri do të vendosë sahat për frymën e shqiptarëve. Ky njeri që 20 vite ka abuzuar, mashtruar , ky njeri sot bën njeriun më të moralshëm, e them këtë dhe më lejoni që t'ju kërkoj falje edhe në emër të klasës politike për gabimet që kemi bërë që ia kemi dhënë shansin këtij njeriu 20 vite që të tallet me shqiptarët", tha Kryemadhi.
Por sipas kryetares së LSI-së, Ramës i ka ardhur koha pasi atë nuk mund ta ndihmojë njeri. Madje Kryemadhi i ka kërkuar falje qytetarëve, duke thënë se klasa politike është e fajshme që e ka lejuar këtë njeri të jetë në pushtet prej 20 vitesh.
Kryemadhi theksoi se sot më shumë se kurrë ne jemi këtu të gjithë bashkë pa dallim bindje, feje, krahine dhe ideje sot ne jemi të gjithë këtu për një Shqipëri, për Shqipërinë tonë, për Shqipërinë e bukur dhe të begatë, për Shqipërinë që e ka bekuar Zoti, për Shqipërinë e cila do ti vendosë çizmen Edi Ramës sepse çdo ditë e më shumë ky njeri e dhunoi më shumë se kushdo tjetër.
"Ky njeri i cili nuk ka të ardhme, që e ka shfrytëzuar dhe që është tallur me shqiptarët ka ardhur koha që ti themi ndal prandaj ju ftoj që nga ky moment mos ndaloni bisedoni me miqtë tuaj, me familjarët tuaj, ngrijeni zërin. Ne do të jemi me ju në çdo protestë tuajën, në çdo angazhim tuajin qytetar dhe civil, ne do të vijmë me ju do të jemi prezentë për tu bashkuar dhe për ti treguar krimit të organizuar që ka kapur shtetin shqiptar që boll, ikni", tha kryetarja e LSI.
Ky njeri tha Kryemadhi, e di më mirë se kushdo tjetër se çdo të thotë të jesh vetëm, është vetëm dhe vetëm fare i mbytur në zullumin e tij që nuk ka drejtësi, ambasadorë, qeveri, lule, vajza, gra, burra që ta shpëtojnë.
Në protestë mbajtën fjalën e tyre edhe kryetarët e partive opozitare si Agron Duka, Dashamirë Shehu, Nard Ndoka, Fatmirë Mediu etj, ku në fokust të të gjithëve gjatë fajlës së tyre para protestuesve ishte akuza ndaj qeverisë dhe largimin e kryeministrit Rama.



