“Lamtumirë Iran, do të kthehem më e fortë”. Skiatorja kërkon azil në Gjermani

“Lamtumirë Iran, do të kthehem më e fortë”. Skiatorja kërkon azil në Gjermani

“Lamtumirë Iran, do të kthehem më e fortë”.

Ky është mesazhi i postuar në Instagram nga atletja iraniane e skive Atefeh Ahmadi, e cila u largua nga vendi i saj dhe kërkoi azil në Gjermani.

Vajza 22-vjeçare kishte marrë pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 2022, si skiatorja e vetme femër e vendit të saj, duke mbajtur flamurin e Iranit në inaugurim.

Në një video në rrjetet sociale, Ahmadi tha se zemra i rreh për atdheun dhe se do të dëshironte të qëndronte pranë popullit, veçanërisht në protestat e vazhdueshme kundër sistemit, por se u desh të largohej për shkak të pengesave të shumta që hasi në sport "pasi përparësi u jepet gjithmonë meshkujve".

I premtoj popullit të Iranit dhe familjes sime se do të punoj shumë për të marrë pozicionin që meritoj”, tha ai.

Kreu i federatës iraniane të skive, Abbas Nazarian, nga ana e tij tha se Ahmadi mori një vendim personal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy