Gazetarja Oliverda Allmuça në një raportim për MCN Live nga aktiviteti “Tirana Slush’D”, theksoi se njerëz të sipërmarrjes e inovatorë janë bërë bashkë, të fokusuar se si mund ta përdorin teknologjinë dhe veçanërisht inteligjencën artificiale për të bërë sa më efektivë bizneset e tyre.
Gazetarja vë në dukje se një nga kategoritë kryesore pjesëmarrëse në takim janë ideatorët e Start Up-eve.
“ 'Tirana Slush'D’ ka zbritur sot në kryeqytet dhe është një nga organizimet më interesante të teknologjisë ku flitet me fjalën e fundit të inovacionit. Ky takim ka bërë bashkë sipërmarrës, inovatorë, njërës të apasionuar pas teknologjisë, biznesmenë, që e kanë fokusin se si teknologjia, dhe sidomos inteligjenca artificiale mund të jetë efektive për bizneset e tyre dhe zhvillimet e të ardhmes. Një nga kategoritë kryesore të takimit të sotëm janë ideatorët e Startup-eve. Edhe pse më parë ka qenë një fushë e panjohur në Shqipëri, tashmë kanë filluar të përqafohen nga zhvilluesit dhe biznesmenët në vendin tonë, sidomos nga ideatorët. Ata janë mbledhur në ‘Tirana Slush'D’ për të ndarë idetë e tyre dhe do vendosen përballë një jurie ndërkombëtare, dhe do kenë mundësi të prekin tregjet globale. Aktiviteti do të zgjasë deri në orën 6:00 të pasdites. Mcn Tv do të bëjë transkriptimin e takimit në kohë reale në një ekran".



