“Ndiq paranë”/ SPAK miliona euro sekuestro e konfiskime në të gjithë vendin (VIDEO)

“Ndiq paranë”/ SPAK miliona euro sekuestro e konfiskime në të gjithë vendin (VIDEO)

SPAK intensifikon luftën ndaj krimit e korrupsionit duke hetuar pasuritë e tyre. Ndërsa nën moton ndiq paranë, në 365 ditët e vitit 2024 SPAK ka mundur të sekuestrojë 24.5 milionë euro më shumë se vitit 2023.

Afro 5 dekada më parë, teksa Shqipëria ishte ende në një regjim diktatorial dhe kapitalizmi dhe paraja ishin ekskluzivitet vetëm i shtetit. Bota do të njihte termin “Ndiq Paranë- Follow the Money” për të zbuluar se kush qëndron pas tyre apo kush është përfituesi real jo vetëm i pasurive por i interesave të ndryshme.

SPAK në të pestin vit të ekzistencës së tij një ndër kolonat kryesore për të hetuar krimin dhe korrupsionin ka patur edhe postulatin “follow the money” i cili në skenarin e skandalit të Watergate do të vijonte deri në ditët e sotme.

Paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme për të mos u gjurmuar shpesh herë fshihen në investime apo asete, e në raportin e publikuar në mars 2024 SPAK ka sekuestruar e konfiskuar 41 milionë euro.

Në raportin e SPAK thuhet “Strategjia e ndjekur për masat e përdorura kundër produkteve të veprave penale është shtrirë në tre dimensione: 1) konfiskimi i produkteve të veprës penale; 2) konfiskimi i vlerës ekuivalente; dhe 3) masat e sekuestrimit dhe konfiskimit me anë të ligjit Nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, (ligji anti-mafia). Kjo qasje ka dhënë rezultate mjaft pozitive në të cilat, vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara së bashku, nga vlerësimi i kryer për vitin 2023 përllogaritet në vlerën prej 41 milion Euro”.

Në raportin e Mars 2025 që i përket vitit 2024, SPAK thotë se totali i pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar arrin në 65.5 milionë euro, pra 24.5 milionë euro të shtuara vetëm në 365 ditë.

Hetimet financiare dhe pasurore kanë dhënë rezultate, të cilat janë reflektuar në rritjen e vlerës së aktiveve të sekuestruara dhe të konfiskuara gjatë vitit 2024, që përllogaritet në vlerën totale prej rreth 65,5 milionë euro. Prej tyre, vlera e pasurive të sekuestruara është në shumën rreth 28,7 milionë euro, ndërkohë që për pasuritë e konfiskuara kjo vlerë arrin në shumën rreth 36,7 milionë euro. Kështu, vlera e pasurive të sekuestruara zë rreth 43,8% të vlerës totale, ndërsa pasuritë e konfiskuara zënë rreth 56,2% të vlerës totale.

Por si ndahen këto pasuri?

Raporti thotë 54% të vlerës e zënë pasuritë e konfiskuara në vlerën 22.5 milion Euro (440 milionë lekë + 18 milionë Euro) dhe 46% e zënë pasuritë e sekuestruara në vlerën 1.9 miliard lekë (19 milionë euro).

Përgjatë periudhës kohore 2021-2023, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një numër relativisht të lartë të procedimeve penale të reja me një tendencë në ngritje. Nga viti 2023 dallohet një rritje në masën 16% në krahasim me vitin paraardhës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy