
Gjykata e Tiranës vendosi të rihapë nga e para dosjen e bujshme të vrasjes së deputetit Azem Hajdari. Gjyqtari Besnik Hoxha pranoi kërkesën e Izet Haxhisë për rivendosjen në afat të gjykimit. Vendimi i hap rrugën Haxhisë t’i drejtohet Apelit për rishikimin e vendimit të vitit 2002, që e ka dënuar me 25 vite burg në mungesë.



