Presioni i kryeministrit Justin Trudeu detyron ministren të largohet nga kabineti

Presioni i kryeministrit Justin Trudeu detyron ministren të largohet nga kabineti

Një konflikt me kryeministrin kanadez e ka detyruar të largohet nga kabineti ministren e Veteranëve.

Jody Wilson-Raybould, e cila më parë ka mbajtur postin e ministres së Drejtësisë, prej një muaji ishte vendosur në krye të Ministrisë së Veteranëve.

Por ditën e djeshme ajo i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Justin Trudeu.

Në letër, ajo nuk shpjegon arsyet e largimit nga qeveria, por vendimi vjen pas disa raportimeve në mediat kanadeze, sipas të cilave, kryeministri Trudeau, gjatë kohës kur Raybould ishte ministre Drejtësie, i ka bërë presion për të shmangur hapjen e një hetimi për një kompani të madhe ndërtimi në Kanada.

Justin Trudeau mbyll këtë vit mandatin e parë si kryeministër dhe kandidon për një mandat të dytë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy