Kishte shkuar me djalin e mitur për not, mbytet në liqen aktorja amerikane

Kishte shkuar me djalin e mitur për not, mbytet në liqen aktorja amerikane

Prej ditës së mërkurë aktorja e njohur në Amerikë, Naja Rivera, ishte zhdukur pa lënë gjurmë teksa kishtë dalë të shëtiste në një liqen në Kaliforninë e Jugut.

Ajo kishte marrë me vete djalin e saj katër vjeç e gjysmë dhe në një barkë kishin lundruar në liqen. Prej këtij momenti 33-vjeçarja ishte zhdukur, ndërsa djali i saj u gjet duke fjetur në barkë.

Policia me të marrë njoftimin nisi kërkimet, por pasi nuk mundi ditë më parë, të hënën u rikthye me zhytës dhe skuadra që përdorin pajisjet sonar. Gjatë kërkimeve të ditës së sotme një trup u gjet i pajetë në liqenin e Pirut, por edhe pse nuk u tha nëse ishte apo jo i aktores, dyshimet janë të shumta që të jetë i saj. Gjithsesi në vijim policia pritet të mbajë një konferencë për të qartësuar gjithçka, shkruan BBC.

Djali i aktores i tha policisë se kishte dalë me të ëmën për të notuar, por ajo nuk u kthye më. Pas një oepracioni të madh kërkim shpëtimi në fillim nuk u gjet asnjë shenjë, por policia u rikthye këtë të hënë me një operacion të posaçëm. Më vonë ata thanë se besohet se ajo është mbytur aksidentalisht.

Një zëdhënës i Departamentit të Sherifit në qarkun Ventura, Sgt Kevin Donoghue, tha për BBC se ata kishin vendosur në dispozicion çdo mjet të mundshëm për të bërë kërkimin. Këtu përfshiheshin përdorimi i sinomit të skanimit anësor, zhytës, qen zbulues, helikopterë dhe nëndetëse me operim të largët të pajisur me kamera.

Zëdhënësi i departamentit shtoi në fund se djali kishte thënë që e ëma ‘ishte zhdukur në ujë’. Rivera ishte 33 vjeçe dhe kishte filluar karrierën e saj që fëmijë si aktore dhe si modele. Ajo që e bëri atë një yll ishte pjesmarrja në serialin televiziv muzikë komedi “Santana Lopez në Glee.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy