Meta-Zaharieva: Reforma në drejtësi, luftë korrupsionit e krimit

Meta-Zaharieva: Reforma në drejtësi, luftë korrupsionit e krimit

Ilir Meta është takuar këtë të mërkurë me Zëvendëskryeministren për Reformën Gjyqësore dhe Ministren e Jashtme të Bullgarisë,Ekaterian Zaharieva, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë. Meta dhe Zëvendëskryeministrja Zaharieva ndanë të njëjtën pikëpamje për nxitjen e mëtejshme të shkëmbimeve ekonomiko-tregtare dhe rrugën e projekteve të përbashkëta rajonale zhvillimore. Në takim ata vlerësuan se vendet reflektojnë vlerat pozitive të angazhimit demokratik në skenën rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare. Presidenti Meta nënvizoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes nga ana e Bullgarisë për procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare si UNESCO-ja, INTERPOL-i, EUROPOL-i, etj. Kreu i Shtetit shqiptar, duke pasur parasysh qëndrimin e qartë për ripërtëritjen e politikës së zgjerimit si një përparësi e presidencës së ardhshme bullgare të BE-së në gjysmën e parë të 2018-s, shprehu besimin në mbështetjen e fuqishme të Bullgarisë për mundësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në gjirin e familjes evropiane. Presidenti Meta dhe Zëvendëskryeministrja Zaharieva ndanë pikëpamje të njëjta mbi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe implementimin e saj si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të institucioneve dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy